• |
ide | kryesore

Festivali i Filmit në Kanë nis neser, të gjithë sytë nga tapeti i kuq

Paparazzi, Slider



Festivali i Filmit në Kanë, pritet të nisë nesër. Gara e filmave të përzgjedhur për të garuar, do të zgjasë deri më 27 maj 2023, ndërsa kryetar i jurisë do të jetë kineasti suedez Ruben Ostlund.

Një poster gjigant i aktores së mirënjohur Catherine Deneuve u shpalos mbi “Palais des Festivals” (Pallati i Festivaleve). Posteri i krijuar nga Lionel Avignon dhe Stefan de Vivies u zgjodh në nder të aktores e cila i ka dhënë një kontribut të vyer kinematografisë franceze dhe asaj botërore.

Këtë vit, në tapetin e kuq të Kanës do të parakalojnë yje si: Leonardo DiCaprio, Natalie Portman e Harrison Ford.

Festivali i Kanës nisi më 1939-ën, si një alternativë që kundërshtonte Festivalin e Filmit të Venecias, atëherë nën influencën fashiste. Festivali njihet për përzgjedhjen e kujdesshme të filmave, të cilët pasi kalojnë nga “Kana”, e kanë të sigurt lavdinë në Oscars, ose një karrierë të ndritur të regjisorëve.

Këtë vit festivali nis me filmin “Jeanne du Barry”, me regji të francezes Maiwenn, me protagonistë Johnny Depp dhe vetë regjisoren Maiwenn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *