• |
ide | kryesore

Fredi Beleri do t’i shpëtojë qelisë, kërkon transferimin në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fredi Beleri



Nga ambientet e burgut të Vlorës, ku ndodhet aktualisht Dhionisis alias Fredi Beleri, kandidati fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Himarë, ka kërkuar të transferohet në spitalin e burgut në Tiranë.

Përmes burimeve në SPAK, “Ora News” ka mësuar se dy kërkesat për transferimin e Fredi Belerit, janë dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Që nga momenti i arrestimit, Beleri ka pretenduar se ka probleme me zemrën dhe nivelin e lartë të diabetit.

Por pavarësisht kësaj, kërkesat e kandidatit fitues në Himarë, nuk janë konsideruar të sinqerta. Pasi gjyqtarja e Vlorës, Dorina Stroka, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Tashmë, pritet që në ditët në vijim, dy kërkesat e Fredi Belerit, pritet të shqyrtohen nga një komision pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do vendoset nëse do miratohet ose jo transferimi i tij, nga ambjentet e burgut në Vlorës drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Aktualisht çështja penale kundër Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli alias Pano Kokaveshi, është transferuar në prokurorinë e posaçme SPAK.
Gjatë kësaj jave, Kokaveshi dhe Beleri të dalën sërish para gjykatës së posaçme, ku do i nënshtrohen procesit të rivlerësimit të masës së sigurimit “arrest në burg”.

Nëse gjykata do vendosë vijimin e qëndrimit në burg të Fredi Belerit, një gjë e tillë do sillte një ngërç procedurial ligjor të mënyrës se si do kryhet betimi përpara Këshillit Bashkiak, të kryetarit fitues në bashkinë e Himarës.

Kjo pasi Beleri ndodhet i izoluar në ambientet e burgut, dhe legjislacioni shqiptar e kërkon që kryetari i ri i bashkisë, merr detyrën zyrtarisht pasi bën betimin para anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Beleri, fitoi me vetëm 19 vota diferencë ndaj konkurrentit të Partisë Socialiste Jorgo Goro. Me rezultatin e fitores, Beleri u njoh në ambientet e burgut të Vlorës.



6 Comments

  1. Kujdes se mos vdes se do thot Micotakis e vran shqiptaret pastaj edhe pse ky meriton plumbin ballit se nje cop vrasesi ordiner eshte.

  2. Meta ‘mund’ Berishën: 11 nga 16 këshilltarët e fituar në Bashkinë e Tiranës janë të Partisë së Lirisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *