• |
ide | kryesore

Frikë të kthejë kokën nga pankina: Shehi në derbi me formacion të deklaruar

-Instant, Sport
Shehi



Skualifikimet rikthehen në fuqi, organika është e limituar, dëmtimet bëjnë pjesën tjetër. Tirana nuk ka çfarë të fshehë asgjë, të paktën sa i përket emrave. Ajo që Orges Shehi do të mundohet të bëjë në derbin që vendos titullin është surprizimi me sjelljen taktike të të besuarve të tij. Kunër Partizanit është një ndeshje që nuk duhet humbur absolutisht dhe tekniku e di mirë.

RIKTHIMET E SKUALIFIKIMET

Rikthehet Bekaj mes shtyllave, pas mungesës në Niko Dovana. Portieri e ka kryer ndeshjen skualifikim dhe tani është gati të mbrojë portën në ndeshjen më delikate. Por në anën tjetër bardheblutë humbasin me një goditje të vetme golashënuesin më të mirë të kampionatit Florent Hasanin, qendërmbrojtësin Jocelyn Behiratche dhe mesfushorit Ardit Hila. Në këtë pikë është e sigurtë që në prapavijë Lulaj e Najdovski do të formojnë qendrën. Tosevski e Përgjoni pastaj janë të pashqetësuar në krahë. Në mesin e fushës rikthehet pas pushimit në Kupë Ardit Deliu. Mesfushori do të formojë repartin me Aleksin e Lushkjan.

Lexo më tej: Partizani do derbin, por ka frikë kartonët: trofeu nuk dorëzohet pas ndërqytetases, sido të shkojë me Tiranën

Përpara Kristal Abazaj, që ka patur kohë të marrë veten, do të bëjë rolin e paprecedentë si qendërsulmues. Ish-sulmuesi i Kukësit do të jetë i mbështetur nga Gjumsi e Haxhiu në dy krahët. Zgjedhje të bëra, me një pankinë plot të rinj, të cilët do të kenë mbi vete peshën e një presioni të jashtëzakonshëm të 90 minutave në ndërqytetase ku vendosen fatet e një kampionatit të tërë. Shqiptaro-maqedonasi Iseni në mbrojtje, Berisha, e Qefalija në mesfushë e sulm janë të vetmit të cilët kanë disa ndeshje në këtë sezon. 5 ndeshje në total për Isenin, 9 për Qefalinë e 13 për Berishën nuk janë shumë, por janë pikërisht ata mbi të cilët, ndoshta Shehi do të kthejë kokën pas me ndeshjen në vazhdim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *