• |
ide | kryesore

Këshilli Bashkiak për Durrësin/ PS në avantazh me 29 mandate, BF 13

Lajme, Të fundit



Në bashkinë e Durrësit kur janë numëruar 116 nga 342 qendra votimi për këshillIN bashkiak, kryeson Partia Socialiste me 51.78% të votave duke siguruar 29 mandate. Nga ana tjetër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 24.45% të votave ka 13 mandate. 4 mandate deri më tani ka siguruar PD me 8.58% të votave. Ndërkohë Partia Agrare Ambientaliste me 7.26% të votave ka 4 mandate. PDIU ka siguruar vetëm 1 mandat me 2.13% të votave.

Në bashkinë e Shijakut janë numëruar 15 nga 54 qendra votimi në total, ku PS ka 15 mandate në këshill bashkiak me 65.99% të votave. Bashkë Fitojmë ka vetëm 3 mandate me 13.46% të votave. PD renditet forcë e tretë me 8.68% të votave duke siguruar vetëm dy mandate. Ndërsa Partia Agrare Ambientaliste ka siguruar vetëm një mandat me 4.64% të votave.

Ndërsa në bashkinë e Krujës nuk ka nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë.



2 Comments

    1. Car Alibeaj thua mo. Pd ka humbur ne menyre katastrofike, dhe ketu fali nuk eshte i Alibeajt por i Berishes. Po te shikosh Durresin kandidati ka marre shume me shume vota se kualicioni.
      Berisha nuk i frymezon me njerezit, nuk i jep me shprese dhe rrjedhimisht ato nuk dalin fare te votojne. Llogarisni pjesemarrja 35% PS ka fitu me 60% te votave, i bie qe vetem 20% e Shqiptareve mbeshtesin Ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *