• |
ide | kryesore

Manipulimi me video / Si i kontrollonte Rilindja votuesit

-Instant, Kryesore, Lajme
bradashesh vota



Përgjatë gjithë ditës së dielë, si një nga format e shumta të manipulimit të votuesve u vu re edhe një sistem kapilar i patronazhistëve të PS-së që ushtronin presion dhe kontrollonin votuesit të cilëve u patën marë më parë premtimin se do u jepnin votën. Pra të gjithë ata që kanë këmbyer hedhjen e fletës së tyre për PS-në në këmbim të një legalizim, punësimi të përkohshëm, shpërblimi që prisnin nga shteti apo bashkia, janë mbikqyrur në mënyrën më të rreptë. Këtë e konfirmuan vëzhguesit ndërkombëtarë në konferencën e tyre për shtyp të mbajtur të hënën. “Vëzhguesit e MNVZ-së vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambjenteve të 3 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara. Ndërsa në 11 përqind prej tyre, njerëz të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar. Në 6 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, persona të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së, kryesisht vëzhgues dhe aktivistë partish, ndërhynë ose udhëhoqën procesin e votimit” u tha në raportin paraprak të OSBE ODHIR.

Lexo me tej:

Andi Bushati: I morën! E dinim 

Pra sikurse shihet edhe nga konfirmimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, ky fenomen ka qenë masivisht i përhapur. I ilustruar ai shihet në një video model që gazetari i Euronevs, Renaldo Salianji pasqyroi në ekran nga eksperienca e tij në Bradashesh në afërsi të Elbasanit. Ajoq ë ndodh është pak a shumë kjo. Një vëzhdues i PS mban shënim emrat dhe numrin rendor në lista të atyre që janë paraqitur apo edhe të tjerëve që nuk e bëjnë këtë. Pasi numri den në paisjen e identifikimit elektronik ai hedh në një letër, për dy funksione. Ose që të konfirmojë që ai që e ka premtuar votën e ka kryer detyrimin ose në të kundërt për ti thënë atyre që janë jashtë se ai që ka thënë se do të votojë për PS-në nuk është paraqitur ende. Nga ky moment tre katër makina që janë jashtë, nën udhëzimin e patronazhistit që ka kontaktet gjejnë njeriun që ua ka prrmtuar votën por nuk ka vajtur ende ta hedhë atë.

“Jam me kokën ulur sot” Jorida Tabaku flet pasi Bejko doli i katërti në Tiranë

Kur gazetari e pyet vëzhguesin socialist se përse po mban shënime, ai me një naivitet të shtirë i thotë se po mban astatistiak për të para se sa vetë kanë votuar. Kur gazetari shkon tek paisja elektronike që të vërtetojë se kjo punë bëhet përmes teknologjisë, rilindasi bën të paditurin duke thënë se nuk e dinte që këtë punë e bënë edhe makineria.

Natyrisht kjo është vetëm maja e ajsbergut e një skeme manipulimi që ka funksionuar në mënyrë kapilare. Por kjo video demostron nga njëra anë se si ka punuar makineria e patronazhistëve, që siç e kemi parë në listat e rjedhura dy vite më parë kanë të skanuara edhe hallet e kërkesat që ka çdo votues, për të nxitur njerëzit të votojnë në këmbim të benefiteve shtetërore. Nga ana tjetrë ajo ilustron atë që tha gjatë konferencës së shtypit kryevëzhguesja Audrey Glover: “E theksova dhe më parë në lidhje me personat që detyroheshin të votonin për një forcë të caktuar. Autoritetet, disa herë tentonin të ndihmonin që kjo të ndodhte. Pati disa raste të tilla. Ndaj këto manipulime dhe kërcënimet që u bëhen njerëzve për të votuar për një forcë të caktuar, duhet të ndalohen”.  

©Lapsi.al 

 

 



35 Comments

    1. Vezhguesit e OSBE, ne asnje rresht nuk thone se vezhguesitve PS kontrollinin votuesit.
      Por thote, vezhgues te partive politike. Me duket se edhe PD dhe LSI jane parti politike.
      Pastaj se patronazhistet takojne cdo votues dhe i thone per te shkuar per te votuar, ketu nuk ka asnje shkelje ligjore.
      Edhe nese ai i PS mbante shenime sesa vete votuan, nuk ka asnje shkelje.
      Kjo gje behet edhe ketu ne SHBA.
      Aktivistet e partive dalin dere me dere dhe takojne zgjedhesit. Dhe kjo gje eshte ligjore.
      Po keshtu edhe ketu, kur nje votues eshte larg dhe nuk vjen dot ne Vendin e Votimit ata shkojne me mjetetve tyre dhe e sjellin ne Vend Votim.
      Rendesi ka qe cdo gje behet me vullnetin e paleve.
      Keshtuqe, mos kerkoni gjilperen ne kashte se nuk do ta gjeni kurre dhe do mbeteni gjitha jeten duke e kerkuar.

  1. Une e pashe ditrekt kete fenomen dhe nuk çuditem . Por kjo nuk eshte as 1/1000 e asaj baterdie qe ka ndodh ne keto zgjedhje . Leke i madh u hodh , leke leke , krim , patronazhist , shtet , polici dhe perseri euro . Ne qendrat zgjedhore ishe kakofoni e nje rremuje totale e te dukej vetja sikur te ishe ne nje fushbetej te luftrave te Napoleonit . Krimi dhe kriminelet neper kembe duke bere presion , patronazhistet si spiun ferrash , leku vu me thase , shteti si xhelat nese nuk ishe me keta te terrisnin ne polici edhe per gjene me te vogel , policet bashkiak ne gadishmeri dhe survejim te çdo kundershtari , ne nje muaj ndertimet filluan ne mase , oremtime legalizimesh dhe shtepi termeti pa fund ….. etj etj . Te fitosh ne Shkoder dhe ne Kamez ishte e veshtire por jo e pamundur , por te fitosh ne Kamez dhe Shkoder me diference te tille eshte e paimagjinueshme . Sekti mavi nuk kerkoi vetem fitoren por edhe poshterimin e demokrateve qe ne fund te na thone se me Saliun dhe Ilirin nuk ecet para . Keta ne 14 Maj shtruan rrugen per ne 2030 prandaj eshte detyre e elites te se djathtes ti jape zgjidhje deri ne revolucion e vetmohim , ndyshe do kerkojme edhe nje here tjeter qoftlarun . Dine ta shpieqoje njeri kete fenomen absurditeti ? Merrni psiko-sociologun me te mire te FBI-se dhe nese i jep shpiegim ketij fenomeni absurd , athere une do pranoj qe edhe njeriu shkone ne hene me not . Duhet zgjidhje , duhet revolucion ndryshe palloshi vetem pranga do na dhuroje .

    1. Po pse rrije e shikoje?
      Pse nuk filmove nje nga ata thaset me leke dhe e publikoje?
      500 mije kamera nga opozita dhe asnjera nuk filmoi qofte edhe nje shkelje te vogel
      Hajt grric bythen aty dhe nja 40 vjet te tjere.

  2. Pordha Lapsi,

    Si e shpjegon ky sistemi qe keni zbuluar pse nuk dolen demokratet te votojne ?

    Keta pane listat e pastaj shkuan t’i lidhnin neper karrige, t’u mbyllnin dyert a t’u vidhnin kepucet qe te mos i linin ?

    Keto muhabete heqin vemendjen nga thelbi i ceshtjes. Opozita e Sales nuk mjafton per te rrezuar Ramen ! Pa nje alternative bindese nga opozita, Ramen do t’a mbajme peshqesh per kohe te gjate.

    Me pordhat e Sales e keto tuajat, thjesht po mbani ne fuqi Ramen

    1. Si e shpjegon ti qe Tom Doshi shtroi iftar me Benet Becin kur ai eshte non grata dhe na cate karin per non gratat? Si e shpjegon ti qe nga 104 vota te burgut te Rrogozhines 98 ishin per PS- ne? Na ndriço patronazhist, veri flaken vetes. Ne Shqiperi nuk behen me zgjedhje. Shteti ka rene ne dore te mafies. Totalisht. Sic e mbajten te majten ne Meksike per 70 vjete mund ta mbajne lehtesisht ne Shqiperi. Atje u desh nje termet 9 ballesh qe njerezit tedilnin rrugeve dhe te kercenonin nje lufte civile. Po ne Shqiperi? Thjesht nuk ka me popull. Per çdo foshnje qe lind jane tre pensioniste te mjere qe kane frke mos u presin pensionin e mbijeteses. Po mos u merzit brenda 20 vjetesh per çdo te lindur do te keni 10 pensioniste. Fundi nuk eshte larg.

  3. Humbja e 2023 është më e rëndë se ajo e 2013, jo vetëm nga përmasat, por edhe nga disa elementë që as nuk mund t`i shkonin në mend 10 vjet më parë: i ndëshkuar “non grata” nga ShBA dhe Britania e Madhe, pa parti (logo, vulë, …), i strehuar zyrtarisht tek partia e Ilir Metës (ish kundërshtar i egër politik). Në 2013 u ndëshkua nga shqiptarët si i korruptuar, në 2023 i duhet të mendojë për dosjet që presin të hapen në SPAK, jo vetëm ato të “korrupsionit madhor”, por edhe i denoncuar për vrasje.Arbi cudi vetem ti vazhdon ha mut salihu dhe ne te tjeret kemi votuar por nuk mendojme si ty,qe mendon si salihu ecen si salihu lahesh si salihu shurron si salihu,te prifte e mara o cecen

    1. Ti shkruan o kokbosh partia por nuk e kupton se çshkruan or idiot me liçense . Ne 2023 ti merr vota me shume se ne 2013 , ky eshte absurditet .Se sekti mavi perveç varferise dhe vjedhjes galopante nuk i ka sjelle asgje tjeter keti vendi . Tjetra , po mir o idiot ti nuk konsumohesh nga pushteti?
      Here tjeter o kurve partie fol mire se te qi librin e shpise nje e nga nje .

  4. Problemi eshte qe jemi kthyer te binomi parti – shtet qe menduam se e hodhem poshte 33 vjet ne pare per tju bashkuar vlerave europiane. Ketyre u jane bashkuar edhe krimi, korrupsioni dhe oligarkia per te bere nje perberje praktikisht te pathyeshme. Me e renda eshte qe te gjithe e dine por askujt s’i ben pershtypje pa e kuptuar se e gjitha kjo eshte ne demin afatgjate te shumices se popullit.

  5. Zgjedhjet me te çmendura ne historine boterore . kelysh kurve perveç palloshit qe ti jap shpiegim nuk ka .
    Varferia rritet progresivisht njesoj me votat e gjatoshit .

  6. Demokrat, behu dhe ti hajdut, mashtrues e dizinformues qe te fitosh, kaq e thjeshte o.

    Por, ceshtja eshte, ke hajdut beson votuesi dhe miqt e Shiperise.

    1. eshte hajdut pa merak, harrove 2009, 2011 se si vidheshin zgjedhjet ne mes te dites??? Pastaj parti e Metes te duket e kulluar qe ngelen tu i kap tu vjedh?

  7. Pse vodhen kaq shume e ne kaq shume menyra? Thjesht per ti thene demokrateve se fajin e ka salu e likja .
    I keni pare trumpetimet ne televizionet e tyre ? Nuk pushojne se thene se me saliun dhe liken nuk vihet ne pushtet .
    Çdo gje eshte e programuar dhe e parashikuar per te arritur qellin final ne 2025 . Po doni te shpetoni duhet ti tregohet vendi me çdo mjet e menyre ketij sektit rilindas , dryshe largohuni nga ky vend . E keqja nuk ka fund , por fundi i se keqes eshte ne doren tone . Ndryshoni gjithçka , ndeshkoni pushtat dhe vini rregulla loje .

    1. o rrote kari qe ngele naiv gjith jeten, per Ramen ku ka me mire se te kete perballe Berishen e Meten. O kar me zile hap syte se po beheni lolo komplet. Vetem Rama po e mban gjalle, pa ra ne burg Berisha, se e di qe i ka te sigurta zgjedhjet.

      1. Merr edhe teteme me vete qe te beje pune te lezeçme dhe ku fitohet shume qe kur ta martohesh te te beje dasmen .

  8. alibi alibi dhe vetem alibi, edhe sikur vete amerika t’ua kishte organizuar zgjedhjet, prap do kishit humb. Doni vetem ti shpetoni pergjegjesise se humbjes e sdoni te kuptoni qe sot ne Shqiperine se do me njeri Berishen dhe Meten.
    Ne rradhe te pare kete presionin apo blerjen e votes nuk e ben vetem PS po te gjitha partite, e keni LSI qe eshte kampion per blerje votash. Se dyti ne Tirane qe su pane keto forma presioni, Veliaj fitoi me 60 mije vota, rekord qe ska ndodhur as ne kohen me te mire te Rames. Tani kush eshte arsyeja qe njerezit nuk iu votojne? nga ketu duhet te niset

  9. Te gjithe ju idotet e dobishem dhe militante te verber, qe na cate menderen se nuk fitohet me Sali Berishen dhe Ilir Meten, pse “tiransit” nuk votuan Arlind Qorin, djale i ri, profesor, i paperlyer? Aty ishte alternativa, por kjo partia shtet nuk te le hapesire per forca te reja politike. Nuk doni ta kuptoni se jemi ne nje diktature te nje maniaku pushteti, qe nuk e le pushtetin me zgjedhje. Delet e votojne, se nuk kane kurajo qytetare, kuraje si ata 12.000 banore te Tiranes qe votuan Qorin.

    1. Meta ‘mund’ Berishën: 11 nga 16 këshilltarët e fituar në Bashkinë e Tiranës janë të Partisë së Lirisë,o Arb ti e meriton te ta nxjerr fytyren sepse ti je nje nga pushtat qe komentojne ketu njelloj sikur salihu flet te syri,sa per te qiren,ty salihu te ka dhene urdher qe te shkedhesh motren vajzat mamin tend qe te shtohet rraca e qelbur cecene,bej detyren e partise o pusht

  10. “Berisha nuk ka njohur dorëheqje edhe kur ishte në kushte normale. Të gjitha zgjedhjet që ka humbur ka thënë se i kanë vjedhur. Ajo që mendoj në këtë rast është fakti që Berisha s’e ka njohur dorëheqjen si institucion. Kur ka qenë jo në kushtet që ndodhet sot, ka thënë se vjedhjet i kanë vjedhur.

    Nuk ka pohuar kurrë i kam humbur. Kur i fiton, thotë i fitova dhe kur i humb thotë i vodhën. Qëllimi i tij nuk është për të mundur Ramën por për të mbijetuar në politikë.

  11. Baterdia zgjedhore u be te eliminoje ( Berishen dhe Meten) thjeshte opoziten per zgjedhjet e tjera. Sic e dini Corape Kuqi do garanci qe te mos kete asjne pasoje per zullumet qe ka mbi shpine , ne mometnin kur te dale nga politika mbasi te ket vene Benjaminin e tij Bashkiak si trashgimetare. Keshtu qe vazhdimesia e ( Berishes dhe Metes ) ne politike e kercenon dhe i krijon nje Paranoje te madhe mendejs se tij te semure. Prandaj keta te dy duhen eliminuar nga politika me cdo mjet! Sic e dime te gjithe, ai eshte nje njeri qe ka probleme te medha psiqike! Investimi i tije me i madh ketej e tutje deri ne zgjedhjet ( Baterdia e rradhes 2025), do jete vetem percarja dhe lufta brenda llojit ne opozite me parrullen: ” Qe me Berishen dhe Meten” nuk vijme ne pushtet dhe idjotesira alla Ngjela , Cupi dhe psikopateve te ketij kallepi qe do na cajne k… ketej e tutje neper studio televizive.
    Per Berishen dhe Meten; mos dilni kurre nga politika pa larguar te semurin, jeni ju ata qe e torturoni ate Psikollogjikisht!

  12. Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 14 majit duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët krijuan koalicionin Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara si politikan i përfshirë në korrupsion madhor.

  13. Me Non-Gratat ne krah ke 10+ vjete qe po grabite zgjedhje… Sapo
    more Shkodren, Durresin dhe te tjera me suportin e Non-Gratave 100%!

    Per Berishen dhe Meten; nuk keni per te dale kurre nga politika pa hequr psikon (Frankenstein) qe ju doli nga duart dhe shkaterroj cdo rregulla loje te sitemit pluralist! Ky eshte misioni juaj i fundit dhe borxhi me i madh qe i keni Shqiptareve!

  14. portali i familjes Berisha ka botuar një editorial, sikur Berisha ka fituar, jo ka humbur, siç bënin mediat në Korene e Veriut, kur vendi i tyre luante në Botëror përballë Brazilit, dhe ato jepnin lajme sikur Kombëtarja e tyre kishte fituar, ndërkohë që kishte humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *