• |
ide | kryesore

OKB: Mbi 23 mijë viktima civile në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Lajme, Planet



Mbi 23 mijë viktima civile janë verifikuar në Ukrainë që nga 24 shkurti 2022, kur Rusia nisi sulmet, sipas nënsekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, në një takim të Këshillit të Sigurimit.

“Armiqësitë dhe sulmet me raketa aktualisht duket se po përshkallëzohen në të dy anët e vijës së frontit në Ukrainë. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka verifikuar 23,600 viktima civile që nga 24 shkurt 2022, dhe ne të gjithë e dimë se kostoja aktuale ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.” Sipas tij rreth 3.6 milionë njerëz morën ndihma humanitare gjatë tremujorit të parë të 2023.

“Deri më tani këtë vit rreth 43 autokolona ndërinstitucionale kanë dërguar furnizime për 278 mijë njerëz në zonat e vijës së parë, por ka ende kufizime në aftësinë tonë për të të ofrojë ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë”, shtoi ai.

Griffiths theksoi se “sfida më e madhe mbeten pengesat për të arritur të gjitha zonat e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, aktualisht nën kontrollin ushtarak të Rusisë” dhe sipas tij duhet të shqyrtohen të gjitha opsionet për të arritur civilët.



2 Comments

  1. Njerzimi ka ngelur ne rreth rrotullim por qe do ti jap nje mesim te mir per vlersim rraliteti ndarje me problemet dhe orientim efikas zgjilljesh per shkak se faktet e zhillimit do sfidojn padrejtesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *