• |
ide | kryesore

“Vdes George Soros”/ Kush e hapi lajmin e rremë për shuarjen e miliarderit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
soros



Ka ardhur reagimi i vetë George Soros pas një lajmi pak para mesnatës së djeshme, të hënën, në Twitter, se multimilioneri i famshëm kishte dhënë frymën e fundit.

“Thashethemet se kam pasur atak në zemër janë të rreme. Unë jam gjallë dhe mirë”, – shkroi Soros në llogarinë e tij zyrtare në Twitter herët të martën.


Thashethemet për vdekjen e Soros u ndezën nga një postim në llogarinë “Politics For All Ireland” me vetëm 3 ndjekës në Twitter – një postim që është fshirë.

Ky postim u ndihmua të bëhej viral nga një llogari në Twitter që i përket një teoricieni të njohur konspirativ. “Daily Mail” shkruan se postimi i të cilit thoshte se Soros kishte “pësuar një atak në zemër”. Postimi i tij u shpërnda nga 750 mijë perosna të tjerë në mënyrë të rrufeshme, 

Mohimi i parë erdhi nga një përfaqësues i Fondacionit George Soros, i cili i pyetur për këtë tha se “George Soros është gjallë dhe mirë. Thashethemet në rrjetet sociale se ai ka pësuar një atak në zemër dhe ka vdekur janë të rreme”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që George Soros “vdes” pasi në vitin 2013 Reuters bëri një gabim dhe publikoi një nekrologji për multimilionerin amerikan, i cili mbeti “në ajër” për rreth 30 minuta përpara se agjencia e lajmeve të kërkonte falje”.

Janë disa teori mbi arsyet e sulmeve ndaj Soros. Multimiliarderi hungarezo-amerikan është në shënjestër të forcave të ekstremit të djathtë, por edhe të kosnpiracionistëve.  /LAPSI.al



7 Comments

  1. Qeni i keq…,,” thote greku “
    Ngordhje nuk ka..
    Le ta qelbi dynjane kjo kufome e pakallur.

  2. Me e forta eshte se keta qe komontojne kundra tij as qe e dine se cfare ka bere ky njeri per demokracite e vendeve lindore, per demokracite ne pergjithesi , per Shqiperine ne vecanti.
    Per ta mjafton qe per te ka folur kundra Sali Berisha , dhe kaq ju mjafton si kulture e pergjithshme mbi kete person.
    Por harrojne se cfare thoshte berisha per te ne vitet 90 .
    Hapini arkivat dhe shikojini dhe degjojini se si flet Berisha per te , dhe ne fund do kuptojne qe JANE DELE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *