• |
ide | kryesore

Video/ Feston Inter, pas 13 vitesh në finalen e Champions: Lautaro mbyt Milan e shkon në Stamboll

-Instant, F1, Sport, Video
Inter



Inter është finalisti i parë i Champions League 2022/23. Zikaltrit, të fortë në 0-2 e ndeshjes së parë, fituan edhe kthimin e euroderbit kundër Milan. Vendosi një blitz i Lautaro Martinez në minutën e 74′ dhe Inter kthehet tashmë të luajë në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, 13 vjet nga nata triumfale e Madridit. Tani të besuarit e Simone Inzaghi presin tashmë fituesin mes Manchester City e Real Madrid për të zbuluar se me cilën nga dy gjigantët do të përballen në Stamboll më 10 qershor.

Njëzet vjet pas përballjes së dyfishtë që projektoi Milan në Mançester, vjen hakmarrja për Milanon zikaltër. Inter në pak më pak se një muaj do të ketë mundësinë të shtojë në palmares kupën e katërt me veshë të mëdhenj. Derbi i ndeshjes së dytë përsëriti diferencën në kondicionin atletike dhe qartësinë taktike që u shfaq në ndeshjen e parë. Skuadra e teknikut Pioli u tregua e aftë për tu treguar e rrezikshme vetëm në disa raste në pjesën e parë. Të besuarit e teknikut Inzaghi ishin të aftë për të përfituar nga lodhja e kundërshtarit. E kështu, Lautaro i ndëshkoi duke mbyllur llogaritë, duke e merituar plotësisht kualifikimin në 180 minuta të një derbi europian.

13 VJET PRITJE

Përmbysja e kuqezinjve dështoi. Inter fillimisht ngriti murin, pastaj goditi Milan kur dhemb më shumë, 15 minuta nga fundi dhe fluturoi për në Stamboll. Festë e papërmbajtshme zikaltër në Meazza, që nxiti Inter të rikthehej në finale 13 vjet më vonë. E ky rikthim ishte me plot meritë duke analizuar 180 minutat e euroderbit. Një finale e fituar me një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e parë dhe kontroll inteligjent në ndeshjen e kthimit. Një raund i dytë padyshim i shëmtuar, për të qenë akti i parafundit i Champions League, por që gjithsesi i ofroi Milan mundësinë për ta drejtuar ndeshjen në favor të tyre.

Lexo më tej: Video/ Dy gola, shtyllë e penallti e anuluar në 15 minuta: Dzeko e Mkhitaryan çojnë Inter një hap nga finalja

Mundësia e pashfrytëzuar në minutën numër 11 nga Diaz, që praktikisht përpiu një penallti në lëvizje, kushtoi shumë. Një gol në fillim të ndeshjes do të kishte ndryshuar tërësisht pamjen e ndeshjes. Leao gjithashtu u përpoq (dukshëm i frenuar nga frika se mos dëmtohej përsëri). Edhe Inter pati disa mundësi të qarta në pjesën e parë, duke testuar aftësitë e Maignan. Pjesa e dytë më pas u qetësua pothuajse plotësisht, deri në blitzin zikaltër, që i dha sigurinë teknikut Inzaghi. Shkëmbim i zgjatur Lukaku-Lautaro në zonën e kuqezinjve dhe e majta e argjentinasit befasoi Maignan. Inter shkoi me meritë në aktin e fundit të këtij Champions League. Në finale kaloi skuadra që ofroi futboll më të mirë dhe besoi më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *