• |
ide | kryesore

Video/ Hodhi pikë pafund në ‘kosh’, Arteta i dëshpëruar në dramën e Arsenal: “Kërkojmë ndjesë”

-Instant, Sport, Video
arteta



Mund të kishte qenë një sezon i paharrueshëm për një sukses të paimagjinueshëm të Arsenal. E ndërkohë do të jetë i paharrueshëm për mënyrën si Gunners humbën një titull që dukej i kopsitur në fanellat e tyre. Ëndërra e Arsenal u kthye në një tragjedi. Londinezët, dominuesit nga fillimi të kësaj Premier League, lejuan parakalimin e Manchester City. Skuadra e Mikel Arteta gllabëroi një epërsi masive pikësh me paraqitje mediokre. E tekniku nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të kërkojë ndjesë.

Një vetëvrasje futbollistike që ka pak precedentë në futbollin anglez. Rikthimi i pësuar nga Arsenal është diçka e pashpjegueshme, duke pasur parasysh avantazhin e madh që ata kishin ndaj ndjekësve të tyre. Megjithatë, diçka u prish muajin e fundit. Magjia perfekte dështoi dhe filluan telashet për skuadrën e teknikut Arteta. Humbje, barazime dhe Mançester City që nuk reshti së fituari duke parakaluar Gunners. Shembja në shtëpi në ndeshjen e fundit kundër Brighton sanksionoi dorëzimin e Arsenal dhe tifozëve të tij.

Lexo më tej: Video/ Arsenal shembet keq 0-3 në Emirates: Brighton i dorëzon titullin Manchester City

FJALËT E DËSHPËRUARA TË TEKNIKUT ARTETA

Humbja e pësuar ndaj skuadrës së De Zerbi shuajti çdo flakë shprese për të rikuperuar Manchester City e spanjollit Guardiola. Ëndërra për fitoren në Premier League u mbyll në mënyrën më të keqe. E tani, trajneri Mikel Arteta u kërkoi falje tifozëve: “Duhet të kërkojmë falje për atë që ndodhi në pjesën e dytë. Duhet të jetojmë me emocionet që ndjejmë tani. E për ndeshjen tjetrën do të kemi nevojë për një ritëm dhe një cilësi tjetër”. Dorëzimi është afër, ëndrra e Arsenalit nuk ka dyshim që është shkatërruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *