• |
ide | kryesore

(VIDEO) Si ndodhi vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’.

Mësohet se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë.

Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç. Sipas ‘bluzave të bardha’, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Marko Liçi 15 vjeç dhe Fatjon Bici 15 vjeç janë kushërinjë me njëri tjetrin. Sipas burimeve të Lapsi.al, konflikti ka filluar disa ditë më parë tek një kënd lojrash në Gramsh. Shkak dyshohet se ishte një konflikt në rrjetet sociale, konflikt që nuk është mbyllur, ku sot dy kushërinjëve i kanë dalë përsëri në sulm 4 persona të tjerë. ©Lapsi.al 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *