• |
ide | kryesore

WhatsApp zbulon veçorinë që mbron ‘bisedat tuaja më intime’

F1, Stil



WhatsApp ka njoftuar një veçori të re që thotë se “do të mbrojë bisedat tuaja më intime”.

Chat Lock do t’i lejojë përdoruesit e aplikacionit të vendosin mesazhet në një dosje të re që mund të aksesohet vetëm nga një fjalëkalim ose informacion biometrik, si për shembull një gjurmë gishti.

Në një deklaratë për shtyp, Meta tha: “Ne besojmë se kjo veçori do të jetë e mrekullueshme për njerëzit që ndajnë telefonat e tyre herë pas here me një pjesëtar të familjes, ose në momentet kur dikush tjetër po ju mban telefonin në momentin që ju vjen një mesazh. “Mund të kyçni një bisedë duke klkuar mbi emrin e një grupi ose një-për-një dhe duke zgjedhur opsionin e kyçjes. Për të zbuluar këto biseda, tërhiqni ngadalë kutinë tuaj hyrëse dhe futni fjalëkalimin ose biometrinë tuaj.”

Veçoria vjen pas paralajmërimeve nga WhatsApp se mund të përballet me ndalimin në Mbretërinë e Bashkuar sipas projektligjit të qeverisë për sigurinë në internet. Will Cathcart, kreu i kompanisë mëmë WhatsApp Meta, tha në fund të marsit se legjislacioni i ardhshëm mund të dobësojë enkriptimin nga fundi në fund që siguron mesazhet në shërbim.

Vetëm muajin e kaluar kampania  nënshkroi një letër të hapur me konkurrentët e saj, duke përfshirë Signal, duke argumentuar se projektligji përbën “një kërcënim të paprecedentë për privatësinë, sigurinë d e çdo qytetari të Mbretërisë së Bashkuar”./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *