• |
ide | kryesore

Dendias: Skandal arrestimi i Belerit, shpresojmë të ketë prova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dendias



Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka folur sërish për arrestimin e Fredi Belerit për të cilin tha se ishte skandal. Në një intervistë për “Huffington Post”, Dendias tha se Greqia kërkon afrimin me Shqipërinë dhe zgjidhjen e problemeve mes vendeve.

“Ne duam, kërkojmë dhe shpresojmë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë për detin duke iu referuar Hagës. Jemi shumë të kënaqur që kjo gjë po ecën përpara”, tha ai, por shtoi: “Megjithatë, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie e la përgjysmë këtë, për shkak se ai është nga minoriteti grek. Kandidati për kryetar bashkie u arrestua dy ditë para zgjedhjeve. Në fakt, në fund ai i fitoi zgjedhjet. Me akuza për tentativë apo blerje votash? Në çdo vend të botës, këto do të ngrinin pikëpyetje” – tha Dendias.

“Nëse krijon pikëpyetje me një kriter etnik neutral, imagjinoni sa pikëpyetje krijon nëse ka edhe atë. Pra, ne po themi diçka shumë të qartë. Nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, ky përbën një skandal të madh dhe kështu tha edhe kryeministri Rama. Është një skandal. Askush nuk mund të arrestohet në prag të zgjedhjeve me këtë akuzë që ka të bëjë me procesin zgjedhor” – tha Dendias.

Ministri i Jashtëm tha se “ne jemi të detyruar të pranojmë që çdo shtet të qeveriset nga parimet e shtetit ligjor. Sidomos shtetet të cilat ne i ndihmojmë të bëhen anëtarë dhe shpresojmë të bëhen anëtarë të shtëpisë sonë të përbashkët evropiane”.

“Pra nisemi nga rasti i fundit, se po flasim për një shtet ligjor. Në këtë shtet ligjor, e thashë edhe më parë, se arrestimi pa prova të forta të një kandidati dy ditë para zgjedhjeve është skandal. Ne do të shohim se çfarë provash ka dhe do të shohim gjithashtu nëse ka një shtet ligjor apo nëse duhet të vendosen pikëpyetje të mëdha në të” – tha Dendias. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. aty nuk puth më Sali Berisha, e natyrisht asnjëherë Ilir Meta. Sa për godinën e SHQUP, asaj ndërtese ku ka janë përcjellë në mënyrë funebre shumë udhëheqës komunist, ka gjasa të ketë sërish këtë funksion. Pasi prej 2013-s ajo nuk u bë asnjëherë një seli opozite, por një fole e intrigave për të mbajtur me zor në pushtet Sali Berishën.Shko pyete salihun e ka prova,sepse ai di te gjitha

    1. o rrote kari, je i lumtur qe Berisha te vuri per krytar bashkie nje qe do helenizoje Himaren??? O robqir qe te ka zene syte verberia per Ramen. Mendo per Berishen sa here te shosh ne Himare e te te cahet kari me tabelat ne greqisht

  2. Ky kerma filogreke duhej te ish arrestuar e denuar per aktivitet antishqiptar. Nese edhe ka vjedh vota te denohet edhe per kete. Por qe keta kermat e pushtetit, mjeshtrit e deformimit te vullnetit te zgjedhesve, e arrestojne se kane hallin e pronave, nder to te burrit te Xhaçkes, ketu fillon hipokrizia e posaqia.

  3. Lironi dhjetra Mijra Shqiptar qe I mbani te burgosurdhe demonic gjithe ata police qe Jane vrare Shqiptar te pafajshem dhe pastaj flisni per shtet ligjor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *