• |
ide | kryesore

Dimarco, 20 vjet më parë tifoz i dëshpëruar, tani protagonist në finale: “Inter ta kisha premtuar”

-Instant, Sport
Dimarco



“Ta premtova 20 vjet më parë në San Siro. Sot i vendosëm gjërat në vend: MILANO JEMI NE”. Federico Dimarco mori hakmarrjen e tij. Mbrojtësi i Inter ishte në stadium si tifoz për euroderbin e hidhur në vitin 2003: “Nuk kam kujtime të mrekullueshme si tifoz i Inter, por të mendosh se 20 vjet më parë isha aty për ta parë dhe tani kam mundësinë të luaj është një emocion i pabesueshëm”. Këto ishin fjalët e thëna prej tij në prag të gjysmëfinales së parë. Tashmë ka vend vetëm për gëzimin për finalen e Champions League të arritur me fanellën e skuadrës së tij të zemrës.

Lexo më tej: Video/ Dimarco eliminon Juventus: finalisti i parë i Kupës së Italisë është Inter

Në fund të ndeshjes Dimarco mori në dorë mikrofonin e folësit të stadiumit, duke lëshuar thirrje që ndezën tifozët zikaltër. Koret nga “kush nuk kërcen është kuqezi” në “të gjithë në Stamboll”, bënë të dridheshin tribunat e stadiumit Meazza. Mbrojtësi është protagonist i këtij sezoni për Inter. Zikaltrit janë edhe në finalen e Kupës së Italisë, ku eliminuan Juventus pikërisht me golin e Federico Dimarco.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *