• |
ide | kryesore

FOTO/ Momenti i grabitjes së postës në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Një filial poste private u grabit mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në rrugën “5 Maji” ku një person ende i paidentifikuar, i cili mbante në dorë një thikë u fut në filialin e postës dhe kërcënoi punonjësit.

Gazeta “Panorama” ka publikuar foton e autorit. Siç shihet edhe nga pamjet ai ka qenë i maskuar dhe me një jelek fosforeshent. Pasi ka hyrë brenda ambienteve, autori shihet se në dorë mban thikën dukë i bërë presion punonjësit për t’i dhënë paratë.

FOTO/ I maskuar dhe me jelek fosforeshent, MOMENTI kur grabitet posta tek

Ora shënon 19:53 minuta, kur personi ende i paidentifikuar nën kërcënimin e thikës ka marrë një sasi parash dhe më pas është larguar me një motor.

Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli nëpër Tiranë dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *