• |
ide | kryesore

Fushata e Himarës/ Si ra Fredi Beleri në grackën e Policisë së Shtetit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Për rreth një javë nga dita e votimit, Fredi Beleri, kandidati me kombësi greke i propozuar nga opozita për bashkinë e Himarës u mbajt nën vëzhgimin e agjentëve të Operacionales së Policisë së Shtetit. Dosja që vendosi transferimin e çështjes së tij nga Prokuroria e Vlorës në SPAK dhe që Lapsi.al e ka siguruar të plotë nxjerr shumë detaje mbi provat kundër Belerit, por edhe mbi nisjen e një hetimi që ngjalli debate të forta.

A erdhi arrestimi pas një vendimi politik? A bleu vota Fredi Beleri? A u ndëshkua në mënyrë selektive kandidati grek i opozitës?

Pamjet e arrestimit te Fredi Belerit ne Himare

Si nisi hetimi

Kuptohet nga dosja e hetimit se për çdo hap fals që do të bënte Beleri javën e fundit të fushatës, ai do të arrestohej menjëherë nga policia. Kandidati i opozitës në Himarë ruhej nga agjentët e policisë, nëpërmjet përgjimit ambjental me audio dhe video dhe përveç kësaj policia futi edhe një person të infiltruar për të bërë pazaret me votën.

A erdhi nga lart urdhri për ta ndjekur Belerin këmba-këmbës? Kjo është e vështirë të provohet, por para se agjentët e policisë të përgatisnin të infiltruarin, që do të çonte në burg Belerin, kryeministri Edi Rama e sulmoi ashpër duke e quajtur “mi gjirizesh”, “maskara”, “idiot”, apo “analfabet” “dru”, siç nuk kishte bërë me asnjë kandidat tjetër.

Në dosje nuk shpjegohen qartë indiciet e nisjes së hetimit. Si lindën dyshimet e para? Në pikën 4 shkruhet: “Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është referuar se dyshohet për aktivitet kriminal të disa shtetasve në fushën e shitblerjes së votës për Zgjedhjet Vendore të 14 Majit 2023”.

Ndërkohë në pikën 6, sërish kur raportohet për nisjen e hetimeve shkruhet “Sipas informacioneve të marra në përputhje me Ligjin Nr.108/2014 “Për policinë e shtetit” dyshohet se disa shtetas në territorin e Bashkisë Himarë merren me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zgjedhore dhe më konkretisht me shitblerjen e votës”.

I infiltruari

Pas komunikimit me avokatin e Fredi Belerit, Lapsi.al raportoi se policia e shtetit pati një person të infiltruar në çështjen kundër Fredi Belerit. Ishte njeriu që e furnizonte me peshk restorantin e Belerit, i quajtur Arsen Rama.

Ai pranoi në polici se kandidati grek i opozitës i kishte premtuar para për votat e 13 personave. Nga 50 euro secili. Si shpërblim, i infiltruari do të merrte 300 euro.

“Në datë 10.05.2023, shtetasi A.R, ka komunikuar ne telefon me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do ta verifikontë një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar më njëri tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri.

Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi Dhionisios Alfred Beleri bindej sipas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij. Në këtë bisedë, shtetasi Dhionisios Alfred Beleri, i premton shtetasit A.R se shumën monetare do t’ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes”.

Shuma e parave e sekuestruar nga policia në rastin e Fredi Belerit

Por Beleri është treguar i kujdesshëm. Nuk rezulton të ketë prekur paratë, që sot janë pjesë e provave në proces. I infiltruari rezulton se ka disa telefonata me Belerin dhe një bisedë para lokalit të tij. Prokuroria thotë se këtu flitet për shumën e parave që duhej paguar për këta persona.
Beleri, sipas prokurorisë e ka drejtuar të infiltruarin tek një person i tretë, pjesë e stafit të tij në fushatë, që quhet Pandeli Kokaveshi.

Është ky i fundit që ia jep Belerit paratë në tualetin e një lokali në Potam të Himarës.

“Më datë 10.05.2023 shtetasi A.R ka komunikuar në telefon me shtetasin Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do e verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t’u takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023 ata janë takuar në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Galateria”, ku sipas bisedave të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën e personave të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës, pro kandidatit Bleri. Në përfundim të bisedës Beleri i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumë prej 50 eurosh për çdo person dhe shumë 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi do të verifikonte se vota është hedhur pro tij.

Po më datë 11/05.2023 është zhvilluar një takim midis shetasit A.R dhe Belerit jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku kanë biseduar për personat që janë në listën dhe mënyrën se si do jepen shumat e parave.

Në vijim të kësaj bisede gjatë mbasdites së datës 11/05/2023, rreth orës 21:47, A.R ka komunikuar me Belerin në lidhje me një takim me shtetasin me emrin Pandeliu dhe i ka thënë që do t’i thotë ta marrë në telefon Pandeliu. Më pas shtetasi A.R është takuar me tek lokali Galateria. Të dy janë ulur brenda lokalit dhe Pandeliu i ka marrë telefonin shtetasit A.R dhe i ka lënë në banak së bashku me telefonin e tij. Më ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi A.R i kishte dorëzuar Belerit. Më pas Pandeli Kokaveshi i ka kërkuar të shkonte me të dhe së bashku kanë shkuar drejt tualetit dhe i ka dhënë një shumë monetare, prej 40.000 lekë. Shtetasi A.R e ka pyetur si ti ndante, nga 5.000 lekë secili, dhe ai ka pohuar që po”– thuhet në dosjen hetimore.

Pas arrestimit, policia mori në pyetje edhe personat që ishin në listën e votimit, të gjithë nga Piluri i Himarës. Një pjesë e tyre pohuan se i ishte premtuar para për të votuar Belerin, por nuk i kishin marrë ende ato.

Kalimi i dosjes në SPAK

Fenomeni i blerjes së votave është i shpërndarë kudo në vend, por forcat Operacionale të Policisë së Shtetit vunë në shënjestër pikërisht kandidatin që shqetësonte kryeministrin Edi Rama.

Përzgjedhja që bëri policia për të futur në kurth kandidatin e opozitës që paralajmëronte fitoren në Himarë, ngre dyshime të forta se operacioni ishte i dirigjuar politikisht.

Aq më të forta bëhen dyshimet, kur disa ditë pas arrestimit, prokuroria që kishte certifikuar përgjimin dhe arrestimin e Fredi Belerit pranon se çështja nuk ishte kompetencë e saj, por duhej transferuar në SPAK.

Pra, atë që kishte ligjëruar në datën 8 Maj për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, e zhbën në datën 13 Maj, duke u tërhequr nga çështja, për shkak të moskompetencës.

Ambasadorja greke në një nga takimet për lirimin e Belerit
Ambasadorja greke në një nga takimet për lirimin e Belerit

A do përsëriten zgjedhjet në Himarë?

Politika greke po bën çmos për lirimin e Fredi Belerit nga burgu duke e konsideruar arrestimin e padrejtë. Ankesat e Ministrisë së Jashtme të Greqisë kanë bërë xhiron e kancelarive perëndimore, ndërsa nuk kanë munguar edhe kërcënimet për bllokimin e procesit të integrimit të vendit tonë në BE. Ambasadorja greke e takoi në qeli fituesin e bashkisë së Himarës.

Kur është pyetur për rastin e Belerit, kryeministri Rama bëri një paralelizim me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla që u arrestua para fushatës së 14 Majit. Kryeministri tha se nuk kishte pasur asnjë dijeni për hetimin e Allës atëherë dhe nuk kishte dijeni për arrestimin e Fredi Belerit tani.

Për të mos e ngarkuar më shumë politikisht çështjen, Rama tha se do të fliste pas zgjedhjeve në Greqi, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i Fredi Belerit në detyrë apo përsëritja e zgjedhjeve në Himarë do të varej nga vendimi i gjykatës.

“Nëse drejtësia ka prova bindëse, atëherë sigurisht që rezultati vihet në pikëpyetje” tha Rama.

Ky nuk është arrestimi i parë për Belerin. Ai ka qenë i dënuar më parë për bashkëpunim në armëmbajtje pa leje në Greqi, për të cilën ka qëndruar një vit në paraburgim. Po ashtu, në Shqipëri ka qenë i dënuar për “thirrje për urrejtje nacionale” dhe “poshtërim të republikës dhe simboleve të saj”, vepër penale për të cilën nuk ka bërë burg, pasi është parashkruar. Më parë, Beleri është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, por gjykata e shpalli të pafajshëm./Lapsi.al



14 Comments

  1. Tani Sali Berisha është një I varur me litar në qafë në mes të sheshit. Dhe pranë një të vdekuri, hienat janë qeniet më të neveritshme.
    Grida I plotëson të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Pro më parë duhet të sigurohet se ujku plak ka vdekur. Pastaj të afrohet të kafshoj ndonjë kockë. Se mund ta pësoj dhe më keq.

    1. Vrasësi i shqiptarëve Fredi Beleris, mbështetet nga tradhëtarët shqiptarë Sali Berisha dhe Ilir Metaj.
      Turpi i mbuloftë në shekuj. Historia do ta shkruaj një ngjarje të tillë.
      Hamza Kastriotët, Esat Toptanët dhe Sali Berishët, kurrë nuk i kanë munguar Shqipërisë.

    2. Ndersa per vite me radhe lane te livadhiz nje antishqiptar si Beleri, dhe policia “patriotike” e Vlores vete u kujdes ti falsifikonte kartelen qe “Dhionisi” te vinte ne memedhe, u kujtua me ne fund qe ta kthente ne hero apo martir! Nga fillimi ne fund “operacioni” me nder pordhicor eshte nje krim me vete i llojit me te ndyre dhe dobet qe i ben sevap nje legeni si puna Belerit. As policia dhe as prokuroria e Vlores nuk kishte kompetence dhe juridiksion te merrej me rastin e jo me te administronte “informata”, regjistronte vepren penale e kryente hetime paraprake me pergjime ambientale, telefonike e vezhgime. Thjesht, dhe per fatin tone te keq, u desh nje tradhetar si Beleri qe te griste masken e mega mafiozit Edi Rama dhe bemave te tij te kapjes totale te shtetit.

  2. Boll me shkrimet per kete jevgjit legen . Ky jrvgjit jo kryetar por nuk ka te dgejt te hesh hije mbi token shqiptare , denojeni dhe bejeni non grata . Po brodhe hyu me hu e sigurt qe nje do te hyje dhe do te hyje athere kur nuk e pandeh . Qija rotp o rama , bej nje here te vetme nje pune te mire , na e hiq qafe kete zuzar

  3. KY PIS KA VRARE DHE JU THONI KA BLERE , SHPETOJ ATHERE DENOJENI SOT . VEJINI TAP KETIJ MUHABETI , DENOJENI JEVGJITIN

  4. Nje pyetje (edhe per Bushatin): me dy denime penale si ka mundur te kandidoje ky njeri per postin e kryebashkiakut? Nuke kapte ligji i dekriminalizimit? Pse nuk veproi ligji me pare? Te tjeret jane shkarkuar nga kryetar bashkie se nuk kane deklaruar nje gjobe ne Itali, me sa mbaj mend. Ky si u lejua te kandidoje me nje vit paraburgim? Ndoshta Bushati duhet te beje nje investigim per kete çeshtje.

  5. Ku ishin KQZ dhe organt shqiptare për ta ndaluar kandidimin e Belerit para 12 majit?!

    Politika në pushtet e ngriti dhe ajo do ta zgjidhë këtë histori, ndaj gjëja më pa vend është të merresh me Belerin, tashmë në paraburgim, me llafe kafeneje.

    Sipas VOA janë 7 shqiptarë që kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi, kryesisht në Athinë e Selanik.

    Këta të rinj, bij emigrantësh, të vajtur këto 30 vitet e fundit, po përpiqen ndershmërisht për integrimin e shqiptarëve në Greqi dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

  6. Ky tipi mund te jete pleh, dhe as qe e ve ne dyshim qe mund te kete paguar per te marre vota. Po sa do pleh te jete, eshte shume here me pak se keta jashteqitjet e rilimdjes qe kane komentuar me siper. Te gjithe i pame cfare behej ne cdo lagje prej muajsh nga patronazhistet. Tom Doshi, Vangjushi , lali Plehu dhe me shoke, nuk kishin nevoje tu merrnin nderin, se keta nuk kane patur kurre as nder as shtylle kurrizore ta shisnin.

  7. O Bushat! Adhuroj Lapsin dhe çdo artikull dhe artikulimin tënd nëpër media, por të lutem mos na e bej këtë fundërrinen e dhjamosur një martir te demokracisë! Rama është e keqja, por ky është akoma me keq.

  8. aty nuk puth më Sali Berisha, e natyrisht asnjëherë Ilir Meta. Sa për godinën e SHQUP, asaj ndërtese ku ka janë përcjellë në mënyrë funebre shumë udhëheqës komunist, ka gjasa të ketë sërish këtë funksion. Pasi prej 2013-s ajo nuk u bë asnjëherë një seli opozite, por një fole e intrigave për të mbajtur me zor në pushtet Sali Berishën.

  9. Muhabete bytheqirash! Nga Sala tek Bejleri.

    Njerez pa atdhe, pa fe, pa flamur! Copa mishi levizese!

    Ka perenduar tashme koha juaj. As nuk ja vlen te merresh.

    Do te ishit per gjynaf sikur te mos ishte per krimet dhe poshtersite tuaja.

  10. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

    Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar

  11. Pas 14 majit, Sali Berisha nuk e ka këtë shans as duke u fshehur pas vulës së një kryetari bashkie, e as këshilltarësh bashkiakë, pasi ata i ka në dorë Ilir Meta. Berisha është sot, askushi politik në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Nuk e ka mundësinë të shtyjë një process. Ndaj është tmerruar nga dorëheqja e Alibeajt, pasi PD-ja do të kthehet në një qendër potenciale e një galvanizimit opozitar.

  12. Kam nigjue që fëmijët e vegjël nuk shkojnë të flenë derisa prindërit i trembin, duke iu thënë: “Shko te shtrati, se po vjen mixha Salih”. Pra, nuk kanë nevojë t’iu përmendin gogolin, as ariun apo qenin, por vetëm emrin e atij që i bën zap të gjithë. E, kjo flet shumë për mue sepse tregon se edhe për brezin që po vjen në jetë do të mbahesh mend me siguri në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *