• |
ide | kryesore

Humbi garën për bashkinë e Durrësit, reagon Igli Cara

Lajme, Të fundit



Igli Cara, kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka reaguar për herë të parë pasi humbi garën përballë Emiriana Sakos.

Në një reagim në rrjete sociale, hedh akuza se reszultati u ndikua nga shumë faktorë, që siaps tij tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet

Reagimi:

Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje!
Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e proçesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!
Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.
Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis.
Faleminderit me zemër!



9 Comments

  1. Z. Cara.
    Ju nuk e meritonit kete zhgënjim.
    Po te themi te vërtetat.
    Shume demokrat durrsak nuk dolen te votonin. Per te vetmen arsye se nuk e pranonin dot ngjizen, me nje majmun politik si ilir meta.

  2. Ore ju me lart, c’lidhje ka LSI .. ne vend t’i jeni mirenjohes qe ju beri pjese e zgjedhjeve pasi gjykata e Rames ju la jashte! Ju duhet te shtroni ne dru Bashen, Alibeaj dhe ata qe i mbajne ne kembe sepse jane te shitur dhe Meta ka shkrire shume para nga pasuria e tij sepse urren dhe e ka personale me Ramen! Dhe ju me Rames e kukullat qe nxjerr duhet te merreni! Si do ju linte Rama te fitonit ne Durres kua aty do behet pronar i 3 milaiarde euro pasuri, ne Vlore po ashtu do fitoje miliarda euro pasuri, ne Butrint, ne Drilon, ne Shkoder.. as Enveri nuk ka pervetesuar kaq shume prona te shqiptareve, as nuk e ka zhytyr kombin 120 % borxh me 12 % interes! Lufta eshte me Ramen o PD-ista, ju pa Meten nuk keni force ta “hani” Ramen ne kete nivel dragonian qe ndodhet! Ne vend te bashkoheni me Meten pa e fyer, i fryni percarjes kur dihet qe PD eshte e ndare ne 6 a me shume fraksione e particka tashme!

  3. Jo mor jo, qytetaret e Durresit kane treguar se jane idiota dhe bythshitur. Une nuk e njof personalisht, por kam degjuar fjalet me te mira per zotin Cara, është gjynaf qe nuk fitoi.
    Une i kuptoi shume mire qytetaret e Tiranes te cilet refuzuan te votojne nje maskara si Kellici, por te mos votosh caren eshte e pafalshme. Nuk ka lidhje fare as Berisha as Meta, ne keto zgjedhje votohej drejt perdrejt per kryetaret e bashkive jo per partite.
    Turp te kene te gjithe Durrsaket…

    1. Plotesisht dakort. Igli Cara duhet te kishte fituar ne Durres. Po durrsaket u shiten. I rren mendja se Durresi do behet Dubai i Europes, nderkohe qe qyteti qe ka qene krenari e Shqiperise eshte shderruar ne nje nevojtore publike, nen udheheqjen e shqyer te akullores dhe shokeve socialiste.
      Persa i perket Tiranes, Ilir Alimehmeti ishte kandidati ideal kundrejt fikut.

  4. Ky popull prandaj nuk perparon. Ta gezoje diktaturen e Rames dhe bijve te eterve komuniste! Ne vend qe ti jene mirenjohes Berishes dhe Metes qe po perpiqen, ne nje beteje te pabarabarte dhe titanike, kunder nje makinerie te tmerrshme pushti qendror dhe lokal, mafies kombetare dhe nderkombetare, oligarkeve qe po i pijne gjakun ketij populli se bashku me Ramen, nuk po lene gje pa bere per ti lincuar te vetmit shqiptare qe jane ne lufte frontale me te keqen! Turp per nje popull mosmirenjohes, frikacak, te nenshtruar, interesaxhi ( sa per nje tufe eurosh) dhe fodull)! Cdo njeri para se te lincoje Dr. Berishen, duhet ti beje pyetjen vetes: po une cfare po bej per te miren e ketij vendi?

  5. Zoti Cara, ju nuk e meritonit zhgenjimin ne nje vend ku degjenerimi politik I partise ne pushtet deformon vullnetin e shqiptareve me te gjitha format duke bere te fitojne 60 perqind nje majmun ne Kamez e Tom Doshi ne Shkoder.

  6. Eshte aq inteligjent e me integritet z.Cara sa te dije te artikuloj arsyet pse nuk eshte kryetar Bashkise Durrrws. Nuk mbeti t’ja tregojne patronazhistet qw vijne era bythlepirje

  7. portali i familjes Berisha ka botuar një editorial, sikur Berisha ka fituar, jo ka humbur, siç bënin mediat në Korene e Veriut, kur vendi i tyre luante në Botëror përballë Brazilit, dhe ato jepnin lajme sikur Kombëtarja e tyre kishte fituar, ndërkohë që kishte humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *