• |
ide | kryesore

“Kujtoja se po tallej”: Steven Zhang zbulon profecinë e Lukakut, në Duomo festë e çmendur zikaltër

-Instant, Sport, Video
Zhang



Steven Zhang është shumë i kënaqur pas arritjes së finales së Champions League: “Çdo sezon është i veçantë. Por nëse do të më kishin thënë në fillim të këtij sezoni se do të arrinim në finalen e Champions League, do ta kisha vështirë ta besoja. Në fakt, në fillim të sezonit më kishte thënë Lukaku. Mendova se po bënte shaka, por ndeshje pas ndeshje filluam ta besojmë”. Duke folur për Mediaset, presidenti i Inter ka bërë të qartë se tani synon të ngrejë Kupën: “Ky klub ka një traditë fituese, kur e blemë shtatë vjet më parë e dinim se sa i rëndësishëm ishte. Projekti është gjithmonë të luftojmë për të fituar”.

Tani, kundërshtari nuk është ende përcaktuar, me City e Real që mund të jenë përballë zikaltërve në Stamboll. E megjithatë, Zhang nuk ka preferenca se cilin do të donte në finale: “Real Madrid dhe Manchester City janë njësoj të fortë. Ne duhet të angazhohemi dhe të luftojmë kokë ulur, këdo që të takojmë”, tha Zhang.

Lexo më tej: Video/ Feston Inter, pas 13 vitesh në finalen e Champions: Lautaro mbyt Milan e shkon në Stamboll

FESTA NË DUOMO

Ndërsa presidenti kujton profecitë, deliri pushtoi rrugët e Milanos pas triumfit të Inter në San Siro. Festa e tifozëve nisi menjëherë pas fitores me Milan dhe arritjes në finalen e Champions League. Tifozët zikaltër vazhduan festën në afërsi të stadiumit dhe pjesërisht u derdhën në Piazza Duomo nga ana e Galerisë. Brirët binin papushim dhe nuk mungouan as fishekzjarrët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *