• |
ide | kryesore

Grabitet me dhunë filiali i një poste private në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
poste



Policia e Tiranës njoftoi para pak çastesh se rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private.

Sipas të njëjtave burime ai ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Lajm në përditësim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *