• |
ide | kryesore

Moti i keq në Itali, 2 të vdekur dhe disa të zhdukur

Lajme, Të fundit



Të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Romagna në Itali dhe që është shoqëruar me përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash.

Viktima janë dy të moshuar që jetonin në Forli pranë lumit Montone, një prej të cilëve u mbyt në katin e parë të banesës ku jetonte.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë me masa për të parandaluar që të ketë një bilanc më të rëndë viktimash apo dëmesh.

Komuna e Bolognas bën me dije se në shumë zona është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, ndërsa janë mbyllur shkollat, si dhe u pezullua transporti hekurudhor.

Zjarrfikësit dhe policia po iu përgjigjen telefonatave të banorëve për ndihmë dhe në disa raste është nevojitur dhe helikopteri për evakuimin e personave të bllokuar mbi çatitë e banesave të përmbytura.

Situata më e rënduar raportohet në Forli, Cezena dhe Faenca, ku kryebashkiaku i kësaj të fundit iu kërkon qytetarëve që të lajmërojnë autoritetet nëse kanë të afërm me të cilët nuk lidhen dot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *