• |
ide | kryesore

Salianji nxjerr FOTON/ Personat e armatosur që terrorizuan votuesit në Kavajë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Salianji



Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë një denoncim në rrjetet sociale për vështirësitë me të cilat u përball opozita për të arritur fitoren e bashkisë së Kavajës. Salianji thotë se përveç kreut të bashkisë, qytetarët po i japin opozitës edhe shumicën në Këshillin Bashkiak. Salianji thotë se Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës.

“Gjithë administrata publike, çdo agjenci, drejtori e qeverisë, por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit! Nga të dhënat e shtabeve tona, por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!

Dhjetëra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajë për të kërcënuar votuesit! Rasti që po ju tregoj në foto është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qendrës së votimit 2174 “Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qendrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!

Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jashtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për t’i rikthyer bashkinë qytetarëve! Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!” – shkruan Salianji në rrjetet sociale. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. aty nuk puth më Sali Berisha, e natyrisht asnjëherë Ilir Meta. Sa për godinën e SHQUP, asaj ndërtese ku ka janë përcjellë në mënyrë funebre shumë udhëheqës komunist, ka gjasa të ketë sërish këtë funksion. Pasi prej 2013-s ajo nuk u bë asnjëherë një seli opozite, por një fole e intrigave për të mbajtur me zor në pushtet Sali Berishën.Dhe Beleri solli me autobuze nga greqia 2000 persona per te fituar ne himare

  2. Na qenke i semure totalisht ,o patronazhist. PO NA FOLE PER SELI, JU JENI NE PARTI TE 44, ne komitetin e partise te trasheguar nga fisi e rraca jote. Aty po vigjelojne ju bije kurvi e rruga e ndjekur nga partia tuaj kodoshe qe emerin e nderroi breda dites. Ju na u bete me Amerikane se vete amerikanet,, po kush se, ata, apo baballaret e kushurite tuaj qe ngrys e gdhire therrisnin ,,poshte imperializmi ,amerikan,, e ne se te pergjonin qe flisje mire per ta, te rrjepeshin te gjalle. E kjo eshte cudia, sot anti komunistet jane bere armiq te imperilizmit, kodoshet, biret e kurvit hiqen, se ne realitet ne shtepite e studiot e muzeve per te kujtuar baballaret e tyre, ruajne akoma heroizmat e spiunlleqeve e torturave qe ata i benin shtreses anti komuniste. Ky brez bastafdesh eshte sot rilindja e re kriminale me te gjithe skenen aktrore qe luajne sot, Mashtrues, dredhake, me veset me te keqia te njerezimit, sot mbi bze te ketyre qendrojne ne pushtet. Fallsiteti i ketij pushteti mjeron popullin e rrit e ushqen olgarket bandite qe i krijoi sistemi duke mashtruar me pasurine e vendit. Shihini, kush nga to ka qene, apo ish tregetar apo bos qe ka trasheguar , e sot esht pjese oligarke, asnje, keta jane rrjedhe bandave fillim demokracie qe me pasurite shtetrore u ngriten e na u bene oligarke.Si mundet qe ketu te behesh milioner, .iliarder per pese, dhjet vjet, si eshte e mundur, e kurkushi nuk kerkon llogari, pra mbi ligjin e mafies ky pushtet drejton ekonomine e mjerimit .Andaj dine e nenshtrojne kete popullqe nu di se c,feste te veje, e i mbetet, qe kete qeveri kriminale merito.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *