• |
ide | kryesore

Sulmues të improvizuar e pa pankinë: derbi vend titullin, java e 33 përcakton pothuaj edhe mbijetesën

-Instant, Sport
derbi



Janë vetëm katër javë e si thuhet zakonisht, gjithçka mund të ndodhë. Por ajo që është e sigurtë, është se java e 33 e kampionatit nuk mund të jetë më vendimtare për objektivat e 10 skuadrave. Natyrisht, derbi kryeqytetas është në qendër të vëmendjen. Jo vetëm se është një kartolinë e futbollit të Superiores, por edhe sepse në ato 90 minuta janë të hapur të gjithë skenarët.

Fitorja praktikisht i qep Tiranës një tjetër titull kampion mbi fanellë. Barazimi shtyn agonizmin pastaj në tre javët e mbetura të një vrapi ku nuk mund të ngadalësosh. Ndërsa suksesi i të kuqve bën parakalimin, ndoshta vendimtar, edhe pse pa asnjë siguri. Ndalesa në Niko Dovana e bardhebluve dhe fitorja me Kukësin e të kuqve i ka sjellë dy rivalët e kryeqytetit vetëm dy pikë larg. E, në këtë pikë, Colella e Shehi e dinë mirë se ndoshta nuk i dorëzon titulli, por praktikisht paracakton fituesin.

SUPERIORE, JAVA E XXXIII

17/05/23
Kukësi 15 : 00 Laçi
Vllaznia 15 : 00 Teuta
Kastrioti 15 : 00 Egnatia
Erzeni 15 : 00 Bylis
Tirana 18 : 30 Partizani

Lexo më tej: Partizani do derbin, por ka frikë kartonët: trofeu nuk dorëzohet pas ndërqytetases, sido të shkojë me Tiranën

Derbi titull në orën 18.30 mbyll një javë shumë delikate, me të gjitha ndeshjet e tjera që luhen në orën 15.00. Kukësi në zonën playout ka nevojë për pikë për të shpëtuar. Është për tu evituar jo vetëm llotaria me një rival nga Kategoria e Parë, por edhe rikthimin e mundshëm të Bylis. Pikët janë fondamentale edhe për Laçin. Kurbinasit duhet të mbrojë vendin e katërt që të çon në Conference League. Skuadra e Nicës kanë një pikë mbi Vllazninë e dy para Teutës që përplasen me njëri-tjetrin në Loro Borici. Egnatia është e sigurtë në vendin e tretë dhe Kastriotin nga e Para e ndan vetëm matematika. E megjithatë, përplasja mes të dyjave është tepër interesante. Beteja e vërtetë është ajo mes Erzenit dhe Bylis me shijakasit që shpresojnë të kthehen te fitorja pas 7 ndeshjesh. Ballshiotët, nëse nuk fitojë, praktikisht i thonë lamtumirë Superiores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *