• |
ide | kryesore

U arrestua për blerje votash, dosja e Fredi Belerit i kalon SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fredi Beleri



Dosja në ngarkim të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, i cili fitoi bashkinë e Himarës nga qelia, i ka kaluar SPAK.

Burime zyrtare te SPAK konfirmuan për Panorama TV se kanë mbërritur aktet nga Prokuroria e Vlorës dhe është regjistruar procedimi penal ndaj Fredi Belerit në SPAK për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim.

Brenda 10 ditësh, GJKKO do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *