• |
ide | kryesore

Vlorë/ Vodhi në 7 banesa, kapet hajduti 39 vjeçar

Lajme, Të fundit

Një 39 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte akuzuar për disa vjedhjesh në qytet. Sipas policisë Festim Gilani ishte autor i 7 vjedhjeve nëpër banesa në lagjet e qytetit të Vlorës. Ndër të tjera thuhet se i arrestuari kryente vjedhje të ndryshme në qytetin bregdetar.


Në njoftimin e policisë thuhet:

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 6”. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte sendet me vlerë dhe pajisjet elektroshtëpiake, me qëllimin për t’i shitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 6”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: F. G., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *