• |
ide | kryesore

Zbulohet kush qëlloi me pistoletë ndaj ish-deputetit të PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen të tjera detaje rreth atentatit të dështuar ndaj ish-deputeti socialist Armando Prenga. Ndaj makinës së tij një person hapi zjarr, në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Ishte vetë Prenga, që njoftoi policinë, ndërsa denoncoi 29-vjeçarin Fatbardh Ismailin, djali i avokatit Islam Ismajli, i cili ishte i angazhuar në fushatë për koalicionin Bashkë Fitojmë.

Sipas denoncimit të Prengës, Ismaili qëlloi me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit, ndërsa ai fatmirësisht nuk mbeti i lënduar.

Ngjarja dyshohet se e ka zanafillën tek një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin, ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit. Ismajli një ditë pas zgjedhjeve kishte denoncuar për agresion Arben Prengën, vëllanë e ish- deputetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit që është larguar nga vendi i atentatit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *