• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës: Si u blenë zgjedhjet dhe pse PS mori Shkodrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka ardhur si pasojë e një blerjeje masive të votës. Në emisionin “Open” në News24, ai tha se nuk është normale që në një shtet demokratik një parti që qeveris për një kohë kaq të gjatë, në vend që të ezaurohet, rritet në përqindje në raport me kundërshtarin.

Lubonja shtoi se deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës në lidhje me mos-financimin e bashkive të djathta e bën atë të jetë edhe më keq se një drejtues i një vendi autokrat, duke e krahasuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan.

“Intuitivisht i kam mëshuar tezës sime që ky është një regjim që nuk rrëzohet me votë, pikërisht sepse është regjim. Nuk është Shqipëria një shtet ku dikush bën arbitrin e nuk ndërhyn në luftën e partive. Këtu jemi në një shtet të kapur nga një parti nëpërmjet grushti shteti gradual të bërë nga Rama.

Vetë rezultati i këtyre zgjedhjeve, nuk është rezultat demokracish. Ashtu siç nuk është rezultat demokracish që një forcë që ka qeverisur për kaq kohë, rritet në përqindje në raport me kundërshtarët.
Sa i përket Shkodrës, aleati kryesor që i dha fitoren PS-së është Tom Doshi me mbi 20% të votave që ka marrë Beci, mbase edhe më shumë. Këtu ka shumë probleme. Doshi është një parti Social Demokrate që nuk e kemi parë kurrë në fushatë të thotë një fjalë e aq më tepër të mbrojë interesat e punëtorëve.

E konsiderojnë oligark madje edhe “non grata”. Jemi në zgjedhje që rezultati u justifikua me një fushatë që u fokusua tek “non grata” e Berishës. Si mund të mos dyshoj si janë këto vota, të marra me meritë, kur nuk dimë meritën e kësaj partie. Ka pasur blerje masive të votës. Nëse bëhen të gjitha këto, një shtet që punon si parti shtet, kur policia gjurmon kundërshtarët ndërkohë këtyre u jep krahë sepse “jeni tanët”.

Një kryeministër në asnjë vend të botës, edhe në vendet autoritare, as Erdogani dhe Putini nuk e bëjnë këtë, që të thonë s’do merrni asnjë lek po votuat kundërshtarët. Nuk e besoj që shqiptarët janë aq budallenj sa kur dëgjojnë të gjithë këto, të japin votën me kaq entuziazëm”, – tha Lubonja. /BW



11 Comments

  1. Nuk beson se shqiptaret jane aq budallenj ????????, kane 30 vjet qe thithin çuçin populli mo kaqol ne rajon dhe vend t pare ne bote

  2. Po mor Lubonj, u blenë, u shitën. Kaluan kaq ditë dhe asnjë fakt. Zero.
    Vetëm u blenë, u blenë, u blenë. Fakte, s’ka.
    Kështu do flisni edhe nja 30 vjet të tjerë.

  3. Nuk thote qe te qerohet Berisha, Meta, etj edhe te vi nje breze i ri me te ardheme, te pa lyera duart me vjedhje, edhe vfrasje, sic i kane keta, kete thuaj Lubonja, por i bie ne nje vryme, vetem e vetem nga qe uren Ramen, skagje, se si ti edhe Rama dylbera jeni

    1. Cili brez, o i marre, brezit te ri ky Ramagjati nuk i ka lene asnje hapesire veprimi, ose i blen ose kur nuk blihen i detyron te ikin

      Esnte e lehte te flasesh ne pergjithesi e te japesh receta, por duhet te shohesh realitetin ne sy.

      Pse nuk u votua masivisht Arlind Qori???

  4. Kur populli sheh një opozitë zyrtare të nënshtruar, e tallur me gjyqe vule, analistë që mbushin ekranet e flasin vetëm kundër opozitës , duke i fajësuar prej 2 vitesh si shkak i situatës në vend dhe i mjerimit të tij, përveç deklaratave të ndërkombëtarëve që i fryjnë këtij avazi, nuk mund presësh votat e shqiptarëve për opozitën.

    Madje keto ditë ka filluar të punojë makina llogaritëse per pjesmarrjen e ulet ne zgjedhje, per votat qe brenda koalicionit paskan demtuar demokratët e profka si për vijën e ujit në fshat mes fqinjëve, por në asnjë medie llogaritja nuk përfshin votuesit që janë larguar nga vendi 4 vitet e fundit, sigurisht shumica nga opozita 10 vjet pa pushtet.

    Me gjithë sistemin dhe kodin zgjedhor të deformuar në thelb, blerjen e votës, lidhjet krim-biznes-politikë, rolin e KM dhe fushatën e tij turperuese edhe për një nivel mediokër qytetarësh, e vërteta është më shumë se kaq.

    Ka një mobilizim e koordinim të forcave madhore për të ruajtur status-quo-në në Shqipëri me cdo mjet e me çdo çmim.

    Jepini Cezarit atë që i takon, por mos mendoni se Rama është Gjigandi i Rodit.

    1. o idiot ku i ke analistet te flasin kunder opozites??? Si kurre ne 30 vjet, analistet e televizionet kryesore i ke te gjith te blere nga Berisha. Si e shpjegon qe grupimi i Berishes kishte minutazhin me te larte neper media gjate fushates? PO ju jeni aq kara sa besoni cdo gje qe thote Berisha, hey kar hap televizorin ne darke e i ke analistet ne te gjitha kanalet qe flasin kunder Rames e si Berisha do na sjelle shpetimin

  5. Shqiptaret refuzuan Berishizmin pik! Nuk ka qor me te madh se ai qe nuk do te shohi, e shurdh ma te madh se ai qe nuk do te digjoi. Analistat si xhongler te tregut gab vazhdojne te paguen nga boset e mafja politike por shqiptaret vaqzhdojne te tregojne me inteligjence qe i njohin mire dhe ja dine vleren reale ketyre sharlataneve.

  6. Pse mor Lubonje mendon se blerjet u blene ? Popullit ne baze te rezultatit i pelqen qe te vidhet

    te varferohet, te jete i papune, qe bijte e bijat e tij te hipin mbi gomone, i pelqejne fadromat tek

    u rrenojne shtepite dhe jeten e tyre, u pelqen gazi lotsjelles ne syte e femijve ne 5 te mengjesit

    u pelqen te betonizimi i qytetit dhe ajri super i ndotur, u pelqen qe mundi e djersa e tyre te behen

    luks per qeveritaret , u pelqejne kriminelet ne parlament e bashki , u pelqen kur paguajne qindra

    milion euro Bechetteve ne gjyqet e humbura me qellim ne arbitrazhin nderkombetar, u pelqen

    tek shohin te zhduket trashegimia kulturore, pensionet e ulta, cmimet e larta, pamundesia e

    perballimit te jeteses, kenaqen kur mazniket kollufitin bifteket 1000 euro me nje kafshate

    sa 7 pensone mujore aopo kur matildat flene ne carcafe 900 euro nata. Pse o Lubonje ti

    therrasim si qemoti prinderit babe e nene kur mund te modernizohemi e tu rhemi

    numri 1 e numri 2. E mbi te gjitha o Lubonje popullit i pelqen diktatura dhe jo liria.

    A nuk kane qene gjate historise me te sukseshme diktaturat se demokracite ?

    A ishin demkraci perandoria perse, ajo romake, a kishte sistem pluralist perandoria mongole

    ajo turke apo spanjolle. A nuk arriti kulmin e saje Franca ne kohen e absolutizmit te Luigjit

    te 14-te kur thoshte sheti jam une ? A nuk tha edhe rama se programi jam une ? Le te

    kemi edhe ne Luigjin tone, Ramen tone e ti tregojme botes se nuk eshte pluralizmi dhe

    liria por apsolutizmi dhe roberia kostumi qe ne duam dhe na pershtatet.

  7. Nuk e di ,ka akoma persona që bëjnë dhe ironi për këto zgjedhje. Në një sistem diktatorial alla Putin çfarë mund të bëjë një popull i varfëruar e shtypur nga shteti dhe bandat. Këtu policia është më e keqe se vetë grupet kriminale.Rama çdo gjë e kishte planifikuar që do vinte në këtë finale. Instalimin e diktaturës. Bëni një refleksion dhe shikoni rrugëtimin e Enverit dhe Ramës. Paralelizmi indentik,me të vetmin ndryshim që Enveri e bëri për ideologji kurse ky banditi e bëri për më shumë për t’u pasuruar me sektin e tij duke vjedhur pasuritë kombëtare e private.Kjo është pra prospektiva europiane shqiptare!!! Mëritë të veçantë ka Amerika majtiste marksiste sorrosiane që prodhuan këtë produkt.

    1. na keni rrujt karin me kete “diktature”, te ishte diktature sdpo i kishe te gjitha mendia te blera nga Berisha, shif cdo darke ca behet, ska kanal te mos kete mbushur me analiste kunder Rames. E shumica e tyre ngjan sikur e kan personalisht kunder Rames e jo se kan gje me politiken e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *