• |
ide | kryesore

Berisha për zgjedhjet e 14 majit: Dita e votimit, ishte dita e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë

Arkiva



Ish kryeministri Sali Berisha ka realizuar një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

“Farsa elektorale, e majit të 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama si në proporcione ashtu dhe në cilësi. Thashë dallon në proporcione. Ajo është denoncuar nga mediat shqiptare, ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare. Por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e përmasave të tmerrshme, saqë rrëzoi euron, monedhën më të rëndësishme në nivelet që s’i kishte përjetuar më parë. Ky është tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës. Por farsa elektorale e majit të 2013 (2023) gërshetoi në mënyrë më të shpëtuar dy stile, stilin e narko-shtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin dhe ndryshimin e rezultatit. Në këto zgjedhje, u rikthye me të gjithë pasojat dhe shëmtinë e tij loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit. PD e denoncoi aktin kriminal të Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Cuçi, që ndryshona qendrat e votimit të 1mln 300 mijë nxënësve. PD e denoncoi këtë akt si përpjekje brutale. Dita e votimit, ishte dita e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë, ku qendrat e votimit ishin transferuar në qytete të tjera, pa asnjë paralajmërim. KQZ tha se nuk votuan dot 180 mijë shqiptarë.”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *