• |
ide | kryesore

Bie avioni/ 4 fëmijë besohet se po mbijetojnë në xhungël prej 2 javësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vegjël



Mediat ndërkombëtare u kanë kushtuar vëmendje kërkimeve që po zhvillohen në xhunglën e Kolumbisë për 4 fëmijë të vegjël që i mbijetuan rrëzimit të një avioni të vogël me të cilin ata po udhëtonin. Fëmijët, të cilët variojnë nga mosha nga 13 vjeç deri në 11 muaj, ishin në bordin e aeroplanit së bashku me nënën e tyre, një pilot dhe një ndihmës pilot kur ai u rrëzua më 1 maj.

Të gjithë të rriturit u gjetën të pajetë ndërsa të miturit nuk janë gjetur ende edhe pse kërkimet vijojnë prej më shumë se 2 javësh. Ajo që ka rritur shpresat se ata mund të jenë gjallë është gjetja e një strehe të improvizuar të bërë me degë dhe shkopinj si dhe sende që besohet se u përkasin fëmijëve të vegjël.

Qentë gjetën shishen e pijes së një fëmije, një palë gërshërë, një kapëse flokësh dhe disa fruta të ngrënë gjysmë. Autoritetet thanë se dyshojnë se të miturit janë duke u endur nëpër xhungël me shpresë se do të gjejnë ndonjë zonë të banuar.

Presidenti Gustavo Petro bëri një postim në rrjetet sociale ku tha se fëmijët ishin gjetur, por më pas e fshiu atë duke sqaruar se ishte një informacion i paverifikuar nga terreni. Ka edhe një dyshim se fëmijët janë gjetur nga fiset indigjene që jetojnë në xhungël. Forcat e ushtrisë që po kërkojnë fëmijët thanë se ende nuk kanë mundur t’i gjejnë “për shkak të kushteve meteorologjike dhe terrenit të vështirë”.

“Ne mendojmë se fëmijët që ishin në bordin e avionit janë gjallë. Kemi gjetur gjurmë edhe në një vend tjetër, larg vendit të rrëzimit të avionit dhe një vend ku ata mund të jenë strehuar”tha koloneli Juan José López. Nga frika se fëmijët po futen gjithnjë e më thellë në xhungël, ushtria ka ngritur helikopterë të cilët kanë vendosur një mesazh audio të regjistruar nga gjyshja e tyre duke u nxitur atyre të qëndronin aty. ©LAPSI.al

A crashed plane, nose down surrounded by dense rainforest



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *