• |
ide | kryesore

Fitore si e Belerit/ Gurët që po lëviz Greqia për bashkinë e Himarës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Rezultati i 14 Majit në Himarë tregoi se burgosja e Fredi Belerit u kthye në “boomerang” për socialistët. Në vend që t’i shkurajonte emigrantët e Himarës që jetojnë në Greqi, prangosja e kandidatit 48 orë para votimit e martirizoi atë. Kush ia kishte premtuar votën, në vend të stepej, udhëtoi nga Greqia drejt Himarës për t’iu përgjigjur thirrjeve për “helenizmën”. Me idenë se kishin përballë shtetin dhe jo një parti kundërshtare, kur u shpall rezultati, turma shpërtheu me thirrjet festive se si “Davidi fitoi ndaj Goliathit”.

Por fitorja e votuesve të PBDNJ-së në Himarë është ende në letër. Gjykata e Vlorës e la në burg Belerin, si një njeri që mban mbi supe dy dënime; një në Greqi për “dijeni për armëmbajtje pa leje” dhe një në Shqipëri, për “poshtërim të simboleve kombëtare”.

Ndërsa votuesit morën rrugën e kthimit, shteti grek nisi lëvizjet për ta mbajtur Belerin kryebashkiak fitues.

Fushata e Himarës/ Si ra Fredi Beleri në grackën e Policisë së Shtetit

Ankesa në Bashkimin Europian

Këtë të enjte, i burgosuri u vizitua në qeli nga Theoharis Lalakos, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë. U raportua se zyrtari i lartë grek qëndroi rreth 15 minuta me të dhe u largua. Një ditë më parë, në qelinë e Belerit hyri edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.

Reagimet e para të Greqisë pas arrestimit, nuk pinë ujë.

Në një përgjigje të menjëhershme, për Micotakis dhe Dendias, Ministrja jonë e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se grekët nuk kish si të kundërshtonin “një vendim gjykate në vendin tone”. Ajo i quajti provat e prokurorisë “të forta” dhe “të qarta”, ndërsa për Belerin tha se ishte kapur në “aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Greqia i hodhi sytë drejt qendrave më të fuqishme të diplomacisë pas deklaratës së Xhaçkës.

Ministri i Jashtëm i vendit fqinj, sot Nikos Dendias e quajti situatën “jashtëzakonisht të rëndë”. Gjatë një interviste në mediat greke deklaroi se do ta diskutojë çështjen në Këshillin e Ministrave në Bruksel.

Ai foli për një “krizë” që mund të krijojë arrestimi i Fredi Belerit në marrëdhëniet greko-shqiptare. “Duam miqësi, por jo me çdo çmim”, ka nënvizuar ai.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku Greqia do të ngrejë çështjen e ndalimit të kandidatit të Himarës do të zhvillohet ditën e hënë. Më pas, Dendias do të jetë në një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Në tryezë do të jetë edhe me Ministren e Shqipërisë për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e paraburgimit përderisa ai është zgjedhur […] Pse po ndalohet? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur?” ishte pyetja që ngriti Dendias për mediat greke.

Lobimi në SHBA

Për çështjen “Beleri” grekët e kanë ngritur zërin edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbetet për t’u parë nëse amerikanët do të ndërhyjnë në këtë moment, por gjatë një dëgjese në Komisionin e Jashtëm të Senatit për Ballkanin Perëndimor, u përmend edhe rasti i arrestimit të Belerit, megjithëse në fokus ishte marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kreu i këtij komisioni, senatori Robert Menendez u shpreh se arrestimi i kandidatit dy ditë përpara zgjedhjeve ngre pikëpyetje.

“Unë e vë gjithmonë në pikëpyetje diçka që ndodh dy ditë përpara zgjedhjeve” tha ai, duke iu drejtuar këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“E kuptoj që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përfshi gjyqësorin e pavarur, janë elementë kyçë të demokracisë. Jam i shqetësuar që policia shqiptare ka arrestuar një shtetas grek dy ditë përpara zgjedhjeve. Do shohim se si do dalin provat. Qeveria greke e ka bërë të qartë se kjo do ketë implikime për aspiratat shqiptare drejt BE. Çfarë po bëjmë ne për të siguruar që autoritetet shqiptare po zbatojnë ligjin?” pyeti Menendez.

Në përgjigjen e tij, këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet zbuloi se diplomatët grekë në SHBA janë vënë në lëvizje për këtë çështje. Dhe tashmë topi është në ambasadën amerikane në Tiranë.

“Ne dëgjuam dje nga ambasadori grek, të dy ne dëgjuam dhe zoti Escobar pati mundësinë të lidhet me të. Është diçka për të cilën jam informuar dje dhe kemi komunikuar me ambasadën tonë në Tiranë për të kuptuar plotësisht se çfarë ka ndodhur” u shpreh Chollet.

A është ky konflikt thjesht elektoral?

Lëvizjeve intensive të diplomacisë greke për Fredi Belerin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shpjegon me ethet e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen të dielën e 21 Majit në Greqi.

Qirjakos Micotakis, që udhëheq partinë e qendrës së djathtë “Demokracia e Re” po kërkon një mandat të dytë si kryeministër. Për të shmangur acarimin e mëtejshëm të situatës, kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos reagojë për këtë çështje deri në përfundimin e zgjedhjeve tek fqinjët.

“Pas zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog dhe jo deklarata, të cilat i kam dëgjuar, jo vetëm nga përfaqësues të qeverisë greke, por dhe nga parti politike të opozitës, parti simotra, si Siriza apo PASOK-u” tha Rama.

A është Fredi Beleri thjesht “mish për topat elektoralë” të partive greke, siç thotë Edi Rama? Apo fqinjët janë gati të vënë në diskutim miqësinë me ne, siç thotë Nikos Dendias?

Kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës tani e ka në dorë SPAK-u. Ndoshta atij mund t’i gjendet afër ambasada amerikane, që është vënë në lëvizje nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Problemi është që pranë hotelit të një prej numëruesve të Belerit, dje fadromat e IKMT-së ndaluan aty gjithë ditën. Në gadishmëri për ta shembur. Për këtë rast nuk kishte asnjë dyshim. Urdhri nuk ishte dhënë nga prokuroria, por nga qeveria./Lapsi.al



10 Comments

  1. Dicka luhet nen rrogos .Rama e ka thene me mburje qe ai qellon larg.Do ti dale tymi patjeter. Nuk besoj se do jete dicka e mire per vendin,por qofsha i gabuar

    1. Kam nigjue që fëmijët e vegjël nuk shkojnë të flenë derisa prindërit i trembin, duke iu thënë: “Shko te shtrati, se po vjen mixha Salih”. Pra, nuk kanë nevojë t’iu përmendin gogolin, as ariun apo qenin, por vetëm emrin e atij që i bën zap të gjithë. E, kjo flet shumë për mue sepse tregon se edhe për brezin që po vjen në jetë do të mbahesh mend me siguri në Shqipëri.

  2. Kush do ua fyente nënat e motrat kundërshtarëve politikë dhe cili do iu premtonte atyre nxirjen e fytyrës si këpuca dhe ngrirjen në buzë të buzëqeshjes së fitores së tyre të pamerituar, po të mos ishe ti?

    Po gazetarët dhe deputetët kundërshtarë kush do i zhdëpte në dru dhe rraste në burg aq lehtë dhe aq mirë e bukur sa ti?! Cili burrë shteti tjetër do të guxonte të digjte redaksi gazetash apo vriste protestues në bulevard, përveç teje?

  3. Maloku, ndoshta nuk e do Bushati, por problemi qe ngre Bushati e ti ndoshta ke lind pas 90, eshte si njehere e nje kohe para 90, njerezit pushkatoheshin per agjitacion e propagande. Thellohu, nese je i zgjuar kupton, nese je sufllaqexhi, jam une qe po ha mut.

  4. Fredi Beleri është debil i lindur!
    Greqia duhet të turpërohet që investohet për atë torollak!
    Frika ime është vetëm një ,ajo që pas ” ligjshmërisë” të Ramës,(të cilit i hapet barku për zbatimin e ligjit elektoral);të mos jetë Ankaraja.
    Nuk kemi pse të hymë në debatet e tyre ne …..

  5. E degjuat dje djalin e Haxhi Çanit , Arjan? Celula islamike thoshte i biri i kurves . Çdo gje duan ta lidhin me fene . Po ngjela o kurva e kurves greke ça eshte ? Po Aleksander Çipa , po vete kryeministri o kurve e shitur? Mke kurve si ty nuk duhet te beje hije ne token e Arberve o pusht . Me Baba Haxhiun dhe mama nje karakurve grke ky na hiqet si grek i kulluar . Te qifsha ropt o Çani qe kerkon perçarje , biles bene edhe presipn o prostitut njeri . Te qifshin Ialamiket gjyshen , budistet kinez gjyshin dhe kristianet brazilian motren o njeri pa din e iman .

  6. Qeveria jone hajdute dhe e dhjere duhet te mesoje se si i mbrojne interesat e vendit fqinjet tane edhe aty ku ka nje fine mbrojtje te interesave te vendit tyre. Ndersa hajduti me arrestimin e Belerit u tregua rrote kari!

  7. “25 prilli ishte një masakër elektorale. Treshja Rama-Doshi-Rakipi, roli i paprecedentë i parave të pista të krimit. Viktima e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptar, dhe detyra jonë është të qëndrojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend”, është shprehur më parë Basha.

    “Farsë elektorale. Trinomi Rama-Doshi-Brava, makineria elektorale bota e krimit dhe e oligarkisë. Është në parimin dhe qëndrimin tonë, për mbrojtjen e votës së qytetarëve”, ka deklaruar Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *