• |
ide | kryesore

Masakrohet me 25 goditje me thikë nga arabët shqiptari në Suedi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar shqiptar nga Korça është vrarë në mënyrë brutale në Suedi, ku është qëlluar mbi 25 herë me thikë nga disa persona me kombësi arabe. 20-vjeçari Lauren Spaho kishte shkuar në Suedi 7 muaj më parë, ku edhe punonte në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por nuk ishte bërë publike. 20-vjeçari nga Korça, Lauren Spaho ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe.

Në disko ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë bashkëmoshatarët e tij, por më pas pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25 herë me thikë.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa arrest me burg për 5 prej tyre.

Edhe dy të tjerë janë liruar më pas dhe tashmë në burg për krimin ndodhen 3 persona. Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë.

Edhe pse kanë kaluar 10 ditë, familja e 20-vjeçarit po has vështirësi për marrjen e trupit të djalit të tyre dhe sjelljen në Shqipëri. Në një komunikim për News24 familja e 20-vjeçarit pretendon se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë që të marrin trupin e djalit të tyre.

Madje babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar. Po ashtu familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar.

Ndërsa autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.



3 Comments

  1. Shtet kurve I shitura qe ka 33 vjet qe ahtyp Shqiptaret me urdher te Amerikes dhe ju.lepiget te huajve. Ky djali goxha djal por nuk ahkohet vete I paaatosur ne disko dhe te futesh midis sherreve se ka dhe raste te tjera qe e kane ngrene Shqiptaret

    1. Shtet kurvedhe i Shitur qe ka 33 vjet qe shtyp Shqiptaret me urdher te Amerikes dhe ju lepihet te huajve. Ky djali goxha djal por nuk shkohet vete I pa armatosur ne disko dhe te futesh midis sherreve se ka dhe raste te tjera qe e kane ngrene Shqiptaret kur Jane perzier per te ndare Sherret. Familjare Tani ti marr hakuna dhe tia zhduk familjet ku I kane. Te qofte dheu I lehte more djale dhe ngushellime families. Te prehesh ne Parajse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *