• |
ide | kryesore

Mkhitaryan tendosje muskulore në kofshën e majtë: në garë me kohën për finalen e Champions

-Instant, Sport
Mkhitaryan



Henrikh Mkhitaryan, i cili u dëmtua në pjesën e parë të euroderbit të dytë kundër Milan, rrezikon finalen e Champions. Armeni pësoi një tendosje muskulore në pjesën e përparme të kofshës së majtë, siç sqaron Inter në njoftimin zyrtar për shtyp. Situata do të rivlerësohet në ditët në vijim. Mesfushori armen do të përpiqet të rikuperohet për finalen e Champions League. Në 10 qershor në Stamboll, Inter do të luajë kundër Manchester City, por shumë varet nga evolucioni në ditët në vijim.

Mkhitaryan, duke folur për problemin e tij me shokët e skuadrës, tha se e ndjeu muskulin “të ngurtësuar” dhe jo “të tërhequr”. Ky konstatim çoi në optimizëm edhe pse më pas do të mbërrinte lajmi për dëmtimin. Që do të thotë se në varësi të shkallës, mund të zgjaten kohët e rikuperimit. Në dëmtimet e shkallës së parë mund të mjaftojnë dy javë, nëse shkohet më tej mund të arrihet edhe muaji mungesë. Finalja e Champions League është 23 ditë larg, tre javë të bollshme të cilat mund ta lejojnë Mkhitaryan të rikuperohet. Në këtë pikë, 48 ndeshjet sezonale të 34-vjeçarit kërkojnë reflektime serioze në shtëpinë e zikaltërve, që jo rastësisht flet për rivlerësim pas pak ditësh.

Për çdo rast, Simone Inzaghi është gati të rikthejë mesfushën nga fillimi me Brozovic në kontroll dhe Calhanoglu në të majtë. Ndoshta do të ketë pak më pak ekuilibër të përgjithshëm, por me kroatin në mes ka një prirje më të madhe për të qarkulluar topin. Sigurisht, me mundësinë për të mbuluar sulmuesin kundërshtar, në ndihmë të treshes mbrojtëse, edhe pse Inter humbet diçka në depërtime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *