• |
ide | kryesore

Pretenca e SPAK / Lefteri, “koka e turkut” që mbulon vjedhjen e madhe

Arkiva, Kryesore, Lajme
lefteri incenerator



Prokurorët e SPAK kanë kërkuar sot dënimin me 6 vjet e 8 muaj burg (pas pranimit te gjykimit te shkurtuar) për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, me pretendimin se në bashkëpunim me bosët e inceneratorëve, duke shpërdoruar detyrën, i ka dhënë atyre në mënyrë të paligjshme koncesionin 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit, duke përfituar përmes një skeme kompanish fiktive afro 3 milion USD në favor të tij. Lapsi.al e ka skanuar të plotë pretencën plot 62 faqe të lexuara nga prokurorët Arben Kraja dhe Klodjan Braho para gjykatës. Nga leximi i saj del qartë se SPAK ka arritur të faktojë me detaje favorizimin, që iu bë nga ish ministri shoqërisë “Alb Tech Energy” për marrjen e konsesionit. Po aty, vërtetohet me përpikëri edhe skema e ndërlikuar financiare, që kishte ngritur Koka përmes kompanive fiktive për të marrë rryshfetin e dakordësuar, duke kryer kështu krimin e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Në bazë të këtij hetimi të gjatë, prokurorët kanë kërkuar jo vetëm dënimin me burg, por edhe sekuestrimin e bizneseve të ish ministrit, si kantina e verës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, disa njësi tregtare dhe shtatë apartamente. Pra, po të lexosh akt-akuzën duket sikur prokurorët kanë bërë një punë të lavdërueshme për të vërtetuar aktivitetin e jashtëligjshëm të ish ministrit.

Lexo me tej:

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkon burg për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon 

Por, po e pe këtë çështje nga lart, të lindin shumë pikëpyetje ende të pazgjidhura. A kishte Lefter Koka, atë kohë anëtar i LSI-së fuqi, ta detyronte bashkinë e Elbasanit të kontrolluar nga socialistët, të shpallte emergjencën mjedisore në Elbasan, që u bë shkak për shmangien e garës? A kishte ai fuqi të ndikonte mbi ministrat e Rilindjes që e miratuan këtë projekt? A ishte ai aq i zoti sa ta trajtonte Edi Ramën si sylesh, kur edhe pasi u bënë denoncimet e para e mbrojti publikisht këtë projekt korruptiv, madje duke sulmuar edhe kritikët e tij? Hetimi i SPAK nuk jep përgjigje për këto dilema. Ai është mjaftuar me kapjen e peshkut të vogël. Duket sikur SPAK ka ndjekur linjën e përcaktuar nga politika, “po dorëzojmë dikë për të shpëtuar të tërën”. Këtë tregoi edhe pretenca e lexuar sot, që mëton të forcojë alibinë se ish ministri nuk ka pasur përkrahje nga lart.

Këto dyshime u ngjallën në fakt që në Shtatorin e vitit 2021, kur pak ditë para se të fillonte sesioni i ri parlamentar, deputeti i sapozgjedhur i PS-së, Lefter Koka kishte dhënë dorëheqjen. Kjo habi u bë edhe më e madhe nga mungesa e arsyetimit të këtij akti, në njoftimin që vetë Koka bëri në Facebook. Shprehja se “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël,” nuk i thoshte asgjë kureshtarëve.

Andi Bushati: Dy Klodët nuk kanë mashtruar Ramën, ata kanë vjedhur për llogari të tij 

Por, për ata që i njohin kulisat dhe prapaskenat e politikës nuk kishte asnjë mister. Lefter Kokën po e lëshonin ata që e kishin mbrojtur dhe përdorur, për ta hedhur në kthetrat e drejtësisë. Edi Rama ia kishte rrëmbyer atë Ilir Metës, e kishte përdorur për ta lënë LSI-në pa deputet në Durrës, e kishte bërë pjesë të listës përkrah me emrin e tij në këtë qytet. Pasi kishte mbaruar punë ia kishte hequr vështrimin dhe mbështetjen. 

Kryeministri që kontrollon gjithçka edhe në SPAK, e mënjanoi Kokën nga grupi parlamentar në mënyrë që kur të vinte ora e spektaklit me drejtësinë, ai dhe partia në pushtet të njolloseshin sa më pak.

Ky moment mbërriti tre muaj më pas dhe në dhjetor, ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist iu vunë prangat. Akuzat ishin të rënda: “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në mega aferën e inceneratorëve.

Pak a shumë, në sferat e larta të politikës të gjithë e dinin se kjo do të ndodhte. Rreth një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, e hidhëruar që Koka e kishte tradhëtuar, shefja e LSI-së, Monika Kryemadhi e denoncoi atë në prokurorinë speciale për aferën e inceneratorëve. LSI e akuzoi Kokën si përfitues të 3.3 milionë eurove nga koncesionari i inceneratorit të Elbasanit, një kontratë që u lidh nga vetë Koka si Ministër i Mjedisit.

Sipas denoncimit të LSI-së që e përforconte edhe Ilir Meta nga presidenca, ish ministri kishte ngritur një skemë kompanish fantazëm me të afërm të tij, ku këto lekë paguheshin nga kompanitë e inceneratorëve. 

Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Natyrisht e gjithë kjo panoramë e zymtë nuk ka qenë e tillë vite më parë, kur Rama e falenderonte Lefter Kokën teksa me një ceremoni pompoze e inaguroi inceneratorin e parë të Elbasanit duke e shpërngulur gjithë qeverinë në kantierin e tij. “I jam mirënjohës ministrit të Mjedisit (Lefter Koka) dhe ministrit të Financave, që ndonëse gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen…,” tha Rama nga podiumi i përurimit në Prill 2017.

Dy vjet më pas, Lefter Koka do të bëhej edhe më i domosdoshëm. Kur e gjithë opozita dogji mandatet, i shantazhuar me nënshkrimet që pati hedhur për inceneratorët, Koka nuk pranoi ta linte parlamentin. Ai u bë një nga deputetët e preferuar të ambasadave perëndimore që i përshëndetën të gjithë ata që nuk shkuan pas interesave personale të liderëve që “për interesat e tyre personale minonin të ardhmen e vendit”.

Por Ramës, Lefter Koka nuk iu desh vetëm për të bërë rolin e opozitarit fallco. Për të gjithë është tashmë e njohur ajo video e kryeministrit me “Terin”, në të cilën, nën avujt e disa shisheve verë, ftonin dhe Nasip Naçon të braktiste LSI-në dhe t’i bashkohej fushatës zgjedhore të PS-së.

Ajo që u pa në ato imazhe vulgare dhe të neveritshme për këdo që ka një koncept normal për politikën, pas pak kohësh u bë realitet. Edhe Koka edhe Naço konkuruan me PS-në dhe arritën t’i heqin LSI-së dhe opozitës më së paku një mandat në Durrës dhe një mandat në Berat.

Analiza e zgjedhjeve/ Ç’ndodhi me votën e PS në Durrës

Dhe këtu misioni i Lefter Kokës mbaroi. Firmat e tij të dikurshme, që shërbyen për ta shantazhuar qoftë për të bërë opozitën fallco, qoftë për ta përdorur si rilindas në zgjedhje, tani mund t’i përdorte drejtësisa. Kujdesi i fundit duhej të ishte që pasi e përdorën si mish për top në garën elektorale, tani Koka as mos e njolloste PS. Ai u detyrua të japë dorëheqjen në shtator2021 , tre muaj para se SPAK ta akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash. 

Pikërisht këtë linjë logjike ka ndjekur edhe SPAK. Po të lexosh pretencën e Arben Krajës dhe Klodjan Brahos të krijohet pështypja se Lefter Koka bashkë me Stela Gugallian, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton kanë pasur aq fuqi sa të komandonin gjithë qeverinë Rama dhe Bashkinë e Elbasanit, në mënyrë që ministri të përvetësonte afro 3 milionë USD. Mjafton të kqyrësh me imtësi 62 faqet e akt-akuzës për të kuptuar se SPAK di të hetojë, por nuk është i lirë ta bëjë këtë për këdo. Prandaj dhe Lefteri është një ‘kokë” e merituar turku, që mbulon ata që ideuan skemën e madhe.

 ©Lapsi.al



15 Comments

    1. doli gon Duka, tha jam ne treg, si e kupton ti kete?

      aash me programin e saj agrar mori 44 mije vota, p , edhe ky bleu sic blene doshrat etj, edhe ky po i htote rames qe ti lej noi gje, dhe mbase shpeto dhe teri

      orca teri ulerista bleona qerretit kur u zgjodh teri kryetar bashkie ne durres

  1. Teri cun i mire po rrot kari Ja zhyten sa krahu Ai vllai vet eshte i zgjut po te nxjerri ndonje video te ketyre bq qe e shiten ndryshon denimi

  2. Rama është Enveri i dytë që hëngri gjithë shokët e tij.Ky nuk i vret por i shkatërron jetën në burgje për një skandal të krijuar prej tij.

  3. Po keta nuk I ben dot gje Sales e Metes e Jo me Rames qe eshte ber kuceder fare. Po nuk I dihet, sot Rames i duket vetja mbret po neser mund te ket fund te hidhur, ja shif Salen. Po dhe mund tja hedhi se ketij po ti thot xhaxhi Semi ik e hap krahun direkt Jo si Sala qe beri sikur iku dhe tani 80 vjec detyrohet te shkoj lart e posht per te ndez shpresen e njerezve po me shum per te shpetu bythen e vet.

    1. Qani hallin Saliut ju kufomat e perdhunuara nga rameshurra dhe nekrofilet e tjere si taoballa qe perdhunoi lulen dhe alibajgen.
      Edhe te ngordhure ….
      edhe beni pordhe.

      1. Pas 14 majit, Sali Berisha nuk e ka këtë shans as duke u fshehur pas vulës së një kryetari bashkie, e as këshilltarësh bashkiakë, pasi ata i ka në dorë Ilir Meta. Berisha është sot, askushi politik në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Nuk e ka mundësinë të shtyjë një process. Ndaj është tmerruar nga dorëheqja e Alibeajt, pasi PD-ja do të kthehet në një qendër potenciale e një galvanizimit opozitar.

      2. O plak a ka me te perdhunuar dhe te frustruar se ty qe del ketu e I can karin komentusave te tjer? A ka me rrot kari se ty qe kapesh me komentet e te tjeteve se permendin baben? Un e them me plot gojen te qifsha ropt o Rame dhe gjith juve politikaneve te tjer. Ti thua dot te shkerdhefsha familjen o Sale me gjith rop e sorrollop. Ku e thua dot ti o varikars, ti je dumbabist qe ke 10 vjet ketu duke shar komentusit qe permendin Salen si i frustruar. Mir te te behet se e meriton, se je krymb pa tru, je militant mish per top qe svlen as sa nje leter higjenike

        1. Edhe per denimin e Terit FAJIN E KA BERISHA??? Jeni per nje kontroll te psikologu, se e keni patologjike.

          Ky lideri juaj global do t´i haje nje e nga nje te gjithe bashkepuntoret e ngushte me te cilet po vjedh e rrjep kete popull. Krimi ndjell krimin.

          1. un e shava me plot gojen liderin global qe thua ti, ti a ke byth ta shash Saliun nga ropt o dumbabist. Un sjam nga ata qe presin kothere nga lideret po e pres nga puna ime. Suflake

  4. Kam nigjue që fëmijët e vegjël nuk shkojnë të flenë derisa prindërit i trembin, duke iu thënë: “Shko te shtrati, se po vjen mixha Salih”. Pra, nuk kanë nevojë t’iu përmendin gogolin, as ariun apo qenin, por vetëm emrin e atij që i bën zap të gjithë. E, kjo flet shumë për mue sepse tregon se edhe për brezin që po vjen në jetë do të mbahesh mend me siguri në Shqipëri.

  5. Kush do ua fyente nënat e motrat kundërshtarëve politikë dhe cili do iu premtonte atyre nxirjen e fytyrës si këpuca dhe ngrirjen në buzë të buzëqeshjes së fitores së tyre të pamerituar, po të mos ishe ti?

    Po gazetarët dhe deputetët kundërshtarë kush do i zhdëpte në dru dhe rraste në burg aq lehtë dhe aq mirë e bukur sa ti?! Cili burrë shteti tjetër do të guxonte të digjte redaksi gazetash apo vriste protestues në bulevard, përveç teje?

  6. “25 prilli ishte një masakër elektorale. Treshja Rama-Doshi-Rakipi, roli i paprecedentë i parave të pista të krimit. Viktima e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptar, dhe detyra jonë është të qëndrojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend”, është shprehur më parë Basha.

    “Farsë elektorale. Trinomi Rama-Doshi-Brava, makineria elektorale bota e krimit dhe e oligarkisë. Është në parimin dhe qëndrimin tonë, për mbrojtjen e votës së qytetarëve”, ka deklaruar Berisha

  7. “Mercenarët me pagesë që mbrojnë Berishën në emisionet televizive, janë ish-shokë të Edi Ramës”! Për kë e ka fjalën botuesi i njohur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *