• |
ide | kryesore

Sherr për pronën në Elbasan/ 34-vjeçari përplas me automjet dhe godet me levë fqinjin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar, i cili tentoi të ekzekutonte fqinjin, është arrestuar pasi po përpiqej të largohej jashtë Shqipërisë nga pika kufitare e Kapshticës. Policia njofton se 34-vjeçari i prangosur ka goditur me makinë dhe me levë hekuri fqinjin  për motive pronësie. Mbas kapjes shtetasi G.M. do të përballet me akuzën e vrasjes të mbetur në tentativë.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe po mbahet në kujdesin e bluzave të bardha.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste fqinjin e tij, duke e goditur me automjet dhe me levë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, vihet në pranga 34-vjeçari. Ky shtetas u kap në PKK Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi. Sekuestrohen automjeti dhe mjeti i fortë (levë metalike) që u përdoren për kryerjen e këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte dëmtuar me sende të forta, nga fqinji i tij, pas një konflikti ndërmjet tyre, kanë organizuar punën për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, u kap dhe u ndalua në këtë pikë të kalimit kufitar, në tentativë për të dalë nga vendi ynë, shtetasi G. M., 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi G. M. ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga shtetasi G. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *