• |
ide | kryesore

Tashmë mund të martoheni edhe në hapësirë

Stil
Spacecom



Nëse mendoni që dasmat në Tokë janë bërë monotone, tani mund të martoheni edhe në hapësirë! Një kompani e udhëtimeve në hapësirë mund t’ju lejojë të bëni një dasmë në një vend shuumë të veçantë.

Kompania, e quajtur “Space Perspective”, po u ofron çifteve mundësinë për të kurorëzuar dashurinë e tyre në mënyrë të paharrueshme, duke i çuar të dashuruarit në orbitë nëpërmjet një “tullumbaceje” karboni me dritare gjigante për të shfrytëzuar sa më shumë pamjen e magjishme.

Sipas Jane Poynter, bashkëthemeluese e “Space Perspective”, lista e pritjes për t’u martuar mes yjeve është tashmë vite dritë e gjatë. “Ne kemi pasur që tani njerëz që duan të jenë të parët që martohen në hapësirë, kështu që do të shohim se kush është i pari,” tha Poynter për “The Cool Down” gjatë një interviste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *