• |
ide | kryesore

Vendoret/ Paloka: Zgjedhjet u vodhën, Berisha s’ka pse bën asnjë hap pas

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi rezultatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale.

Teksa u pyet nga gazetarët, Paloka tha se duhet të përballen me realitetin, që sipas tij është një qeveri që vjedh dhe manipulon votat.

Paloka u pyet edhe për dorëheqjen e Alibeajt, për të cilin tha se ka mbaruar misionin që kishte marrë.

“Asnjë hap nuk ka pse të bëjë zoti Berisha. I gjithë synimi i këtyre që bëjnë gjithë këtë luftë është të ikë Berisha dhe ta lënë Partinë Demokratike të shkalafitet fare.

Gjithë loja që ka bërë Rama me Alibeajn është që të ketë një opozitë sa më të pafuqishme përballë makinerisë manipuluese të Edi Ramës. Ju thoni t’ia plotësojmë dhe këtë dëshirë Ramës dhe të marrim rrugërt të gjithë të ikim të punojmë në emigrim. Alibeaj nuk ka pasur ndonjë post nga të japë dorëheqjen. Alibeaj aq e kishte misionin e mbaroi misionin dhe më pas u largua”, tha Paloka.



8 Comments

  1. Vulëhumburit e Basha-Alibeaj që u doli boja kanë një propozim: “Të ikë Berisha e drejtuesit e Rithemelimit”, por e lënë me kaq dhe nuk e thonë se paskëtaj duhet të dalë partia e Tom Doshit si parti e dytë në vend, pasi edhe Metën e refuzojnë .

    1. po ju ca do beni kur largqoft te vdesi Berisha se plak ne vakt eshte. Do vazhdoni me Like floririn? Se ju nuk keni e nuk keni patur parti, ju keni vetem baben. Mesa duket PD ska patur demokrat, ka patur vetem dumbabista. Po te ikte Sala te PS edhe ju nga mbrapa si dele.

  2. Keta duhen larguar urgjent me kete mentalitet qe kane. Dorheqja eshte institucion i respektushem por keta largohen po i mori vdekja.

  3. Aman se mo na hiqni berishen.
    Kujdesuni sa te mundeni. Ta ruani si syt e ballit. Edhe ne socialistet do bej te pamunduren, qe saliu ta ket jeten sa me te gjat. Se i paskemi ren ne qaf kot sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *