• |
ide | kryesore

Video/ Evra sherr në Manchester: përplaset me stafin e City pas fitores

-Instant, Sport, Video
Evra



Patrice Evra ishte protagonist i një sherri të gjatë me stafin e Manchester City gjatë festimeve për kalimin në finalen e Champions League. Në fund francezi, ish-United, u largua, pastaj dha versionin e tij të ngjarjeve.

Ish-futbollisti, tashmë opinionist i Prime Video, nuk është i ri në situata të tilla. E vetëm prania e tij në Etihad ishte disi provokuese. Ish-mbrojtësi i Manchester United u shfaq në stadiumin e rivalëve me një kostum kuqezi, si ngjyrat e Djajve të Kuq.

Evra u evidentua edhe me një episod, duke marrë trofeun në dorë dhe duke iu drejtuar Gianfranco Zola dhe Claudio Marchisio: “Vetëm unë mund ta prek sepse e kam fituar”, duke kujtuar suksesin e tij me United. Më pas, teksa prezantuesja Giulia Mizzoni e ftoi të ulte kupën, francezi vazhdoi: “Por unë kupën e kam tashmë në shtëpi, nuk iki”.

SHPJEGIMI MBI NGJARJEN

Pas përplasjes, Evra shkoi nga stacioni Prime në stacionin CBS ku ishin të pranishëm edhe Carragher, Thierry Henry dhe Rio Ferdinand. Mes tyre ai dha shpjegimin e tij për atë që ndodhi pas ndeshjes, gjatë festimeve të Manchester City.

“Njëri më shikoi dhe më tha: ‘Kjo është për ty!’ Iu afrova, e pyeta pse ishte kaq i acaruar. E ai m’u përgjigj se vitin e kaluar kisha thënë që ata të City e bënë në brekë dhe prandaj humbën. Këtë vit nuk i mbushën dhe kjo është e vërteta, unë jam një njeri i ndershëm”. Një gjuhë, ajo e përdorur, që nuk i pëlqeu gazetares Kate Abdo, e cila më pas i kërkoi falje publikut të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *