• |
ide | kryesore

Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident Baldushk



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Lezhë – Balldre. Burime nga policia lokale thanë se një automjet ka përplasur një këmbësor. 

I lënduari është rreth 55-vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Ai është ende i paidentifikuar dhe dyshohet se është endacak. 

“Rreth orës 21:50, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në Balldre, shtetasi G. B. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një këmbësor akoma të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *