• |
ide | kryesore

PAMJET/ Humb jetën në aksident shqiptari në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aksident



Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Itali. Mediat italiane e kanë identifikuar si Saimir Gjinika, me origjinë nga Durrësi. Ai u përplas nga një furgon Fiat Punto, teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë.

Ngjarja ndodhi ditën e enjte në Teviso kur shqiptari po shkonte për në punë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 39-vjeçari fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë.

Motoçikleta u nda në dy pjesë nga përplasja. Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes nga policia ka qenë makina ajo që i ka prerë rrugën motoçikletës për të hyrë në parking, ku ka ardhur dhe përplasja me motorin.

Makina drejtohej nga një punonjëse 20-vjeçare e fabrikës De Longhi. Edhe ajo ishte nisur për në punë. Gjinika ishte i martuar dhe babai i një djali të vogël. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *