• |
ide | kryesore

Prokuroria e përgjithshme bën bilancin për zgjedhjet, qyteti më problematik

Lajme, Të fundit
votime



Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin në lidhje me kallëzimet penale që janë regjistruar përgjatë procesit zgjedhor, ku më së shumti janë bërë në qytetin e Elbasanit.

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

Janë regjistruar gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe

1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

I është atribuar vepra penale 25 personave.

Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.



2 Comments

  1. Kam nigjue që fëmijët e vegjël nuk shkojnë të flenë derisa prindërit i trembin, duke iu thënë: “Shko te shtrati, se po vjen mixha Salih”. Pra, nuk kanë nevojë t’iu përmendin gogolin, as ariun apo qenin, por vetëm emrin e atij që i bën zap të gjithë. E, kjo flet shumë për mue sepse tregon se edhe për brezin që po vjen në jetë do të mbahesh mend me siguri në Shqipëri.

  2. Une kam degju qe femijet kane frike kur prinderit hapin televizorin sepse aty shikojne ne cdo kanal Ramen. Kur te rriten do te mesojne nga historia se edhe ne 2023 Kosova u tradhetua nga k.ministeri I Shqiperise, se si ky i shiti detin Greqise dhe se si u VODHI pronat shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *