• |
ide | kryesore

Rama në Shkodër/ Reagon Bardh Spahia: U kthye pas masakrës në vendin e krimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
spahia



Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Shkodër Bardh Spahia e cilësoi një “show” të radhës turin e kryeministrit Edi Rama në këtë disa ditë pas fitores në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Spahia shprehet se si një kryeministër që vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste, i vërsuli Shkodrës në 14 maj krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar.

“Pas masakrës zgjedhore të 14 Majit, Edi Rama u rikthye në vendin e krimit. E bëri duke nisur nga një vend që kurrë nuk do të duhej të hynte brenda pa kërkuar më parë ndjesë. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës nuk mund të jetë një hapësirë që kryeministri mund të dhurojë shoë-n e radhës në sytë e shkodranëve dhe shqiptarëve, pasi ai nuk e kupton peshën e rëndë që ka ai vend dhe ajo godinë.

Për shumë familje brenda asaj hapësire dëshmohen vuajtjet e torturat çnjerëzore që kaluan të afërmit e tyre, bij e bija të Shkodrës. Nuk ka si ta dijë një kryeministër që vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste. E bën që Shkodrës t’ja dëshmojë në çdo kohë e në çdo formë urrejtjen patologjike që ka për të, pasi nuk ka të ngopur nga dhunimi që kërkon t’i bëjë qytetarisë shkodrane.

Me të njëjtat skema si paraardhësit e tij, Edi Rama në 14 Maj i vërsuli Shkodrës krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar, duke i tjetërsuar vullnetin e lirë qytetarëve të saj. E sot me shfaqjen e tij në rrugët e Shkodrës, përmes të njëjtave forma presioni e dhunimi certifikon krimin elektoral që prodhoi vetëm 5 ditë më parë. Ai dhe shpura e tij harrojnë se Shkodra nuk i është nënshtruar asnjëherë të keqes dhe gjithmonë përballë saj ka dalë më e fortë”, – shkruan Spahia. /LAPSI.al



6 Comments

  1. Vetëm kaq?! Një shkrim i thatë në Facebook?! Ku është organizimi i protestës për vjedhjen e zgjedhjeve?! Ku është zemërimi i opozitarëve shkodranë?!

    … Juve jua merr pula bukën nga dora. Te tjerat që ke shkruar i ke lloqe Kavaje.

  2. Ja mblodhi rrup sup rames ky me kete shkrimin. Nuk del rama me verdall per nja 6 muaj. Nga frike e ktij.

  3. “Mercenarët me pagesë që mbrojnë Berishën në emisionet televizive, janë ish-shokë të Edi Ramës”! Për kë e ka fjalën botuesi i njohur?Po ti i njohe rezultatin e zgjedhjeve o Bardh i Spahise,por dic ndryshove nga takimi me babin salih ne tirone

  4. Pirdh , Pirdh o Bardh se lirohesh.
    Ta futi Shkodra sa krahu ty , tani po ben perc perc .
    E humbet Shkodren per gjithmone. Tani Rama do bej ceshte e mundur qe shkodranet te jene te kenaqur me te , dhe kjo do ti mjaftoje per zgjedhjet e ardhshme.
    E genjyet Shkodren per 30 vite me nje retorike antikomuniste . Jo pishtar demokracie , jo i perndjekur politik , jo Shkodra martire dhe ketej gishtin ne by_he.
    Shkodra eshte rasti tipik i manipulimit nga ish komunistat te PD me ane te nje retorike qe ju vinte sipas fillit Shkodraneve. Llafe, Llafe . Ca lajka, ca fraza kundra komunizmit, ca tituj dhe dekorata mbi demokracine dhe hop… ju mor vota per 30 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *