• |
ide | kryesore

Rrokullisja e Euros, a po bën guvernatori Sejko lojën e qeverisë

Arkiva, Kryesore, Lajme
sejko euro



Në javët e fundit para zgjedheve lokale tatëpjeta e euros dhe forcimi i lekut u shndërrua në një debat politik pasi shumëkush aludonte se jo ishte pasojë e parave të pista që kishin vërshuar për të blerë votat. Qeveria e mohoi një version të tillë duke e lidhur këtë rekord të forcimit të monedhës vendase me faktorë të tjerë.

Monedha europiane zbriti deri në kuotën 110.7 lekë dhe filloi të forcohet menjëherë (sipas tabelës së mësipërme të Monitor) një ditë pas përfundimit të garës elektorale.

Lexo me tej:

Rënia e euros/ BSH përmend gjithçka, por jo paranë e pisët

Njësoj si qeveria ujë i ka hedhur valës së kritiakave edhe guvernatori i pavarur i bankës qëndrore të Shqipërisë. Në disa dalje në media Gent Sejko e ka vënë theksin tek faktorët formalë të këtij fenomeni. “Kursi i këmbimit të lekut është i mbiçmuar dhe ka qenë në forcim prej një periudhe të gjatë disavjeçare. Këtë vit ky mbiçmim është dhe më i fortë. Kjo vjen si pasojë e disa faktorëve, faktorët zyrtarë dhe fondamentalë e justifikojnë plotësisht forcimin e kursit të këmbimit. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë një rritje të konsiderueshme në investimet e huaja direkte në krahasim me vitin e kaluar, një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga turizmi në krahasim me vitin e kaluar, rritje të eksporteve ne total si dhe një rritje të remitancave. Këto kanale prurjesh në euro kanë bërë që oferta e euros në treg të jetë e konsiderueshme”, tha Sejko gjatë një konference shtypi në 3 maj.

Por sipas gazetares ekonomike, Ola Xama, ajo që thotë guvernatori nuk përputhet me realitetin. Sipas saj, për të paktën njërin nga faktorët shefi i Bankës Qëndrore nuk thotë të vërtetën. Ajo tregon shifrat e INSTAT, sipas të cilave për katërmujorin e parë të këtij viti të ardhurat në euro nga eksportet kanë rënë. “Sipas INSTAT, të ardhurat nga eksportet në monedhën euro për 4 -mujorin e parë të vitit kanë rënë me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Madje gjatë dy muajve kur euro u zhvlerësua drastikisht, shkalla e rënies është më e lartë, me 11.7% për marsin dhe 19.2% për prillin”  ka shkrur në Facebookun e saj Xama.

Madje ajo bën edhe llogarinë e shifrave: “Në këto dy muaj kanë hyrë 128 milion euro më pak nga eksportet, por në kursin e këmbimit janë konvertuar 60 milion euro më shumë. Atëherë si i doli aritmetika bankës qëndore”?-pyet gzetarja.

Pastrimi i parave/ Shqipëria mbetet nën monitorim nga MONEYVAL

Në fakt, prej kohësh dyshimet janë shtuar e Banka Qendrore po e tkur pavarësinë e saj në favor të propagandës së qeverisë. Nëse kabineti Rama është shndëruar në target të raporteve dhe shtypit ndërkombëtar se po e kthen Shqipërinë në një Eldorado të pastrimit të parave, për herë të parë këtë vit Banka e Shqipërisë e ka zhdukur të dhënat për “money laundering” të bankave nga raporti i saj i përvitshëm. Sipas ekspertëve fatki se në tregun e këmbimit valutor vendas të sistemit bankar dhe zyrave të këmbimit, janë konvertuar 7.9 miliard euro vitin e kaluar, duke shënuar një shifër rekord nuk e përligj këtë fluks me rritjen normale të ekonomisë. 

Në fakt, shumë sektorë si ai i eksporteve dhe turizmit janë penalizuar nga këto lëvizje të forta. Pra ato nuk kanë vetëm konseguenca politike por mbi të gjitha ekonomike. Por megjithëkëtë, Banka e Shqipërisë ka vendosur të bëjë zjarrfikësin e problemeve të qeverisë.

©Lapsi.al

 



25 Comments

  1. Pse çfar do bëjë.Do hedhë vallen e tallavasë si gjithë ata drejtues të digastereve shtetërore.Pastaj kur hedh vallen dhe presidenti.Jua ka mësuar Rama.

  2. Guvernatori eshte nje patronazhist i bindur i rilindjes. Kapaciteti i vetem i tij eshte te punesoje femijet e te afermitt e rilindasve.
    Kerkoni nje liste te plote te punonjesve dhe do habiteni kush punon atje, gjithe te llastuarit e pushtetit; vajza e Linda Nikolles, motra e Jorides, etj, etj.

      1. Edhe vullnetari i Enverit Ridvan Bode paguhet nga ky Guverantor, edhe vajza e Ridvanit punon aty.
        Banka e Shqiperise eshte streha ku punesohen te afermit e politikaneve, sidomos patronazhisteve.

        1. Po me Ridvanin cpate, me sa di une ai eshte terheq nga politika. Apo ai eshte i vetmi qe nuk eshte “patronazhist” aty?!

  3. GOVERNATOR, EPRORI I PARASE, BESNIK I SEKTIT,NE CDO DALJE FLET PER RRITJE, POR POULLI NE ZBRITJE. PARAJA NE DORE TE MAFIES E OLIGARKEVE, CFAR THONE E DUAN, BEJNE. ME EKONOMI INEGZISTENTE EURO GELON NGA KUSH.

  4. “25 prilli ishte një masakër elektorale. Treshja Rama-Doshi-Rakipi, roli i paprecedentë i parave të pista të krimit. Viktima e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptar, dhe detyra jonë është të qëndrojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend”, është shprehur më parë Basha.

    “Farsë elektorale. Trinomi Rama-Doshi-Brava, makineria elektorale bota e krimit dhe e oligarkisë. Është në parimin dhe qëndrimin tonë, për mbrojtjen e votës së qytetarëve”, ka deklaruar Berisha,cecene e dini ju qe banka nuk pjerdh per qeverine,por sheh ate qe tregu tregon

    1. U ringrit Euro, u shua dhe borxhi publik!! Ja na I thote Jorgo Palicaris, si ekspert ekonomie dhe analist politik…

  5. U ringrit Euro, u shua dhe borxhi publik!! Ja na I thote Jorgo Palicaris, si ekspert ekonomie dhe analist politik…

    1. Ka dale Ben Andoni me emer Jorgo Palicaris 🤣🤣🤣!! Prite kur te dali dhe Fredi Beleri ndonje dite ne emisjon ne TV🤣🤣🤣

  6. Presin Shqiptaret te ndaloje Amnistine fiskale BE-ja!! Hajde muhabet hajde.. Shqiptaret dy rruge kane: te largohen ne emigracion, ose te protestojne… Se ndryshe do mbetet vetem sulltani dhe haremi ‘monopartiak’.. Se opozite s’ka!!

  7. “Mercenarët me pagesë që mbrojnë Berishën në emisionet televizive, janë ish-shokë të Edi Ramës”! Për kë e ka fjalën botuesi i njohur?

  8. MErcenare,zorraxhinj,sherbetore, krimi nele, bandite e hajdute, i keni ne sektin me rreaksionar qe sot drejton sot kete pushtet te degraduar. Hu hadute, si profesioniste te profesio neve te rendomta qe cdo dite e moment i ushtrojne, jane si ai hajduti qe therret kape hajdutin. Ne kete koshere jane keta horra trashegimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *