• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedën, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese. Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite. Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Sipas Prokurorisë, ish-numri një i Kushtetueses, ka fshehur në deklarime një apartament të ndodhur në kompleksin “Ormars”, Kryemëdhenj, Golem.

Gjithashtu ai ka bërë deklarim të rremë të burimit të krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij. Për 10 mijë euro të marra hua nga Bashkim Dedja sipas SPAK, nuk justifikohen nga personi që ia ka dhënë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *