• |
ide | kryesore

Në fushë tre ditë pas finales së Kupës, tërbohet Inter për ndryshimin e kalendarit: “E papranueshme”

-Instant, Sport
Inter



Ditën e djeshme Serie A zyrtarizoi kalendarin e ndeshjeve të parakohëshme dhe shtyrjeve të javës së 37 të kampionatit. E për Inter ishte një surprizë e pakëndshme. Ndeshja ndaj Atalantës, e rëndësishme për kualifikimin në Champions League, në fakt do të luhet të shtunën e 27 majit në orën 20:45. Që do të thotë vetëm tre ditë pas finales së Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës. Zemërimi i zikaltërve buron nga fakti se java e ardhshme, ajo që zgjat nga 29 maji deri më 4 qershor, do të ishte pa ngjarje të mesjavës. E për këtë arsye ndeshja kundër bergamaskëve mund të ishte lënë të dielën apo edhe të hënën. Gjë që do t’i jepte skuadrës mundësinë e menaxhimit më të mirë të energjisë në këtë sprint final, që do të kulmojë me takimin në Stamboll më 10 qershor, finalen e Champions League.

ZEMËRIMI I MAROTTA PËR KALENDARIN

“Është e pakuptueshme të kesh afrosh të shtunën një ndeshje që mund të luhej edhe të hënën. Kjo kërcënon sigurinë e lojtarëve, të detyruar të luajnë tre ndeshje në një javë. Për më tepër, me një finale të Kupës së Italisë që mund të zgjasë edhe përtej kohës së rregullt”, tha Giuseppe Marotta për Gazzetta dello Sport. Trajneri i Inter thekson rrezikun e dëmtimit, një frikë e kuptueshme duke pasur parasysh se katër ndeshjet që do të luhen pas Napolit janë të gjitha vendimtare në mënyrën e tyre.
Është në lojë kualifikimi për në Champions League dhe dy kupa të mundshme për t’u ngritur. Klubi zikaltër priste pak më shumë vëmendje në këtë kuptim edhe sepse një sukses i mundshëm në Stamboll do t’i jepte dritë të gjithë lëvizjes italiane. Përkundrazi, në vend të kësaj, i jepej përparësi një logjike televizive.

Lexo më tej: Inter, arkëtimet nga Champions League arrijnë gati 100 milionë euro: e mungon ende finalja

ÇËSHTJA E FIORENTINËS ËSHTË NDRYSHE

Edhe Fiorentina do të duhet të përjetojë një lloj ngjeshje të ndeshjeve, duke qenë se do të luajë kundër Romës në Franchi 72 orë pas finales së Kupës së Italisë kundër Inter. Për skuadrën e Italiano, megjithatë, kishte më pak liri zgjedhjeje në calendar, duke qenë se verdhekuqtë duhet të luajnë në finalen e Europa League më 31 maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *