• |
ide | kryesore

Perez është më bindës se Brazili, Ancelotti: “Real Madrid më garantoi se do të qendroj”

-Instant, Sport
Ancelotti



Pas humbjes së keqe në Champions League kundër Manchester City, Carlo Ancelotti pati një takim të gjatë me Florentino Perez. Të dy kanë folur për të ardhmen e tij te Real Madrid. Takimin e konfirmoi vetë trajneri parmens, duke zbuluar edhe rezultatin. “Klubi më ka garantuar se do të qëndroj. Ne patëm një takim me Florentino Perez dhe ai më tregoi mbështetjen e tij. Folëm për ndeshjen e së mërkurës. Ne vazhdojmë me të njëjtën ide për t’i bërë gjërat siç duhet,” tha Ancelotti, përpara ndeshjes në transfertë kundër Valencias.

“Natyrisht që është një eliminim që dhemb. Por nuk duhet të harrojmë se ishte gjysmëfinale. Ishim afër të luanim një tjetër finale. Ndonjëherë mund të gjesh një skuadër më të mirë përballë. Duhet të shohim drejt Champions League të ardhshëm”, shtoi ai. Duke folur për ekipin, Ancelotti mbrojti Karim Benzema, një nga lojtarët më të kritikuar në Mançester. “Të dyshosh për Karim nuk ka kuptim. Ai mund të luajë një ndeshje të keqe, mund të ndodhë, por ai nuk ishte i vetmi – shpjegoi tekniku -. Ai mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm, një legjendë për këtë klub. Nëse nuk bën një ndeshje të mirë, nuk ndryshon asgjë. Të mërkurën i gjithë ekipi nuk funksionoi, jo vetëm Karim”.

Lexo më tej: Video/ Poker i bujshëm ndaj Real Madrid: Guardiola hakmerret, Manchester City në finale kundër Inter

BENZEMA, MERKATO E TË RINJTË

Ancelotti shpjegoi gjithashtu se një ndryshim brezi tashmë është duke u zhvilluar te Real Madrid, por për këtë nuk ka afate: “Lojtarët e rinj gradualisht do të fitojnë më shumë rëndësi dhe herët a vonë do të vijë dita kur Benzema, Modric, Nacho, Carvajal… do të ndalojnë së luajturi për këtë ekip, por nuk do të jetë sezoni i ardhshëm”. Shoqëria dëshiron që të rinjtë të bëjnë një hap tjetër përpara në rritje. Objektivi numër 1, nuk është më mister, është Jude Bellingham. Mesfushori anglez i Borussia Dortmund ndiqet nga gjysma e Evropës, por Blancos janë preferencialë. Prioriteti tjetër është një sulmues si alternativë ndaj Karim Benzema. Ish-lojtari i Topi i Artë jep ende garanci të shumta (29 gola këtë sezon), por mosha kalon në mënyrë të pashmangshme për të gjithë dhe duhet dikush që ta bëjë të marrë frymë.

LAMTUMIRË BRAZIL?

Për zërat se Ancelotti do të ishte trajneri i ardhshëm i Brazilit, italiani ka vetëm një përgjigje, kontratën: “Mendoj se të gjithë e dinë situatën time. Kam kontratë deri në vitin 2024 dhe dua të vazhdoj”, ka përsëritur ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *