• |
ide | kryesore

“Spalletti i jashtëzakonshëm, por nuk i pres krahët”: De Laurentiis i bën dalje e ka zgjedhur teknikun e ri

-Instant, Sport
Spalletti



Për të përfituar më të mirën nga një situatë e keqe. Ky duket se ka qenë qëndrimi i Luciano Spalletti dhe Aurelio de Laurentiis mes fillimit të vitit 2023 dhe matematikës së fitimit të titullit. Raportet që mbërrijnë nga Napoli flasin për muaj të një lufte të ftohtë thelbësore. Tema e rinovimit të kontratës ka qëndruar gjithmonë pezull mbi trajnerin. E Spalletti, në vend që të fliste ballë për ballë ndoshta me një rregullim page dhe një rinovim disa vjecar, ka parë aktivizimin e të famshmes PEC, që e lajmëroi për rinovimin vjetor të ushtruar nga klubi. Një modalitet në rendin e gjërave të marrëveshjes së nënshkruar dy vjet më parë në fillim të aventurës në Napoli. Por një veprim shumë i ftohtë sipas teknikut Spalletti, që njerëzisht priste diçka më shumë. Edhe për vetëm faktin se riktheu një titull që i kishte munguar Napolit prej mbi 30 vitesh.

NAPOLI, DE LAURENTIIS PËR TË ARDHMEN E SPALLETTI

Divorci mes Napolit dhe teknikut Spalletti mbetet pezull në ajër, edhe për shkak të fjalëve të lëshuara dje nga De Laurentiis për Sky: “Ai është një i jashtëzakonshëm dhe ata janë kështu dhe kaq. Te ne ai ka gjetur një vend për t’u shprehur më mirë dhe shpresojmë që në të ardhmen ta bëjë edhe më shumë. Më mirë në Napoli? Sigurisht, por në jetë liria është një e mirë e pamatshme dhe e paçmueshme. Nuk duhet t’i këpusësh krahët askujt, ashtu si askush nuk duhet ta bëjë me mua. Unë kam mbetur i lidhur me Ancelotti, Mazzarri, Reja, Benitez… E rëndësishme është të jesh mirënjohës ndaj atyre që të dhanë dhe atyre që kanë marrë”.

Lexo më tej: Napolitanët si në Shqipëri, e zbulon Kim: “Dua të paguaj me paratë e mia, por ata më ofrojnë gjithçka”

NAPOLI, DYSHIMET E LUCIANO SPALLETTI

Këto sigurisht nuk janë fjalët e kujt është i sigurtë për vazhdimin e projektit teknik të nisur në verën e vitit 2021. Edhe pse ende pritet një përballje e mëtejshme (e fundit?) mes të dyve për të marrë një vendim përfundimtar. Spalletti, përveç çështjes së kontratës, dëshiron gjithashtu të kuptojë se çfarë perspektive ka një skuadër që nga sezoni i ardhshëm mund vetëm të humbasë. Vetëm fitimi i Champions League do të përmirësonte këtë vit dhe zërat për lamtumirën e Giuntoli, të kombinuara me transferimet e mundshme të Kim dhe Osimhen, nuk e qetësojnë aspak.

NAPOLI, PËLQEHEN KLOPP E CONTE

De Laurentiis, nga ana e tij, ka filluar të eksplorojë zëvendësuesit e mundshëm. Ëndrrat janë Jurgen Klopp dhe Antonio Conte. Liverpool ndërkohë ka hetuar pistën De Zerbi (gjithashtu i vlerësuar nga Napoli). Si gjermani ashtu dhe Antonio Conte, kanë paga shumë të rënda, por kanë një profil ndërkombëtar. Në Serie A, De Laurentiis preferon Vincenzo Italiano dhe Gian Piero Gasperini. E më pas është një ide për t’u vlerësuar, ajo e rikthimit të Benitez. Spanjolli ka më shumë se një vit që është pa ekip.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *