• |
ide | kryesore

Titulli kalon nga Laçi, Tirana në shtëpinë e ‘armiqve’ pa Lushkjan: “E ka mbyllur sezonin”

-Instant, F1, Sport
Tirana



“Është përballja e radhës, e vështirë pasi ka edhe 3 javë. Do të jetë kalendar i ngjeshur. Laçi është përballja e parë dhe një skuadër konkurruese e kanë një trajner me shumë eksperiencë e të aftë”. Orges Shehi e di mirë se transferta në Laç do të ishte e vështirë, edhe pa frymën armiqësore që kanë klubet. Për më tepër, kurbinasit kërkojnë të kalojnë Vllazninë, për vendin e katërt të renditjes. Tirana nuk mund t’i lejojë vetes hapa fals, duke qenë vetëm dy pikë larg nga Partizani.

Madje në Laç, vërtetë rikthehen Hasani e Hila, por mungojnë Gjumsi e mbi të gjithë Lushkja, ish-i i madh i ndeshjes: “Një nga ato lojtar që ishte idhull te Laçi, Lushkja, fatkeqësisht deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm pasi u dëmtua në ndeshjen me Partizanin. Lojtarët shqiptare që kanë disa vite këtu, lëvizin nga një skuadër në tjetër. E nuk mendoj që ka sfidë pa ish-ë brenda. Secili përqendrohet te skuadra ku është për të bërë më të mirën, duke mos menduar për të shkuarën apo të ardhmen”.

Lexo më tej: Video/ Deliu i heq dorën nga titulli Partizanit: Tirana mbron kreun me një barazim mes incidenteve e polemikave

Tirana e ka të qartë, se pas barazimit në derbi, nuk lejohet rezultat tjetër vec fitores. “Kemi ardhur këtu me meritë të plotë. Me sakrifica të mëdha dhe, për këto 10 ditë, marrim frytet e gjithë vitit. Këto ditë na duhet përqendrim e pushim sepse ndeshjet janë afër dhe lodhja bën të vetën. Kontigjentin nuk e kemi shumë të madh për të bërë rotacione. E kur vjen lodhja humbet edhe përqendrimi”, u shpreh Shehi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *