• |
ide | kryesore

8 muaj protesta kundër qeverisë për pronat, banorët e Bërxullës votuan masivisht PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej tetë muajsh banorët e Bërxullës protestojnë pranë pronave të tyre kundër projektit të rrugës Thumanë- Kashar.

Çdo të dielë ata kanë bllokuar rrugën drejt Rinasit dhe kanë kërkuar informacion nga qeveria për projektin, dëmshpërblimin që do të përfitojnë si dhe pajisjen me dokumente për pronat e tyre.

Në mesin e protestës së tyre, fati e desh që ata që shprehnin vullnetin përmes votës, për të ndëshkuar ata që i kishin nxjerrë në rrugë që prej tetorit të vitit të kaluar.

Siç rezulton edhe nga shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 14 maj banorët e Bërxulës kanë votuar në 12 qendra votimi dhe rezultati ka qenë i thellë në favor të Partisë Socialiste.

Kandidati i PS-së, Blerim Shera ka marrë 2266 vota (61.11%), ndërsa kandidati i BF-së Indrit Hoxha ka marrë 1442 vota (38.89%).



16 Comments

  1. Normal , edhe ata naftetaret vinin ne kembe deri ne tr per te drejten e vete ama kur vinte puna te vota i harronin tw drejtat e neperkembura dhe voten pro qeverise e jepnin , po kshu edhe keta te berxulles nese nuk ka funksionu marifeti i trenit bullgar…
    Klb

    1. Ju kanë premtuar se po të na votoni do t’a zgjidhim problemin!!Popull pa tru!!! Të puthen me hallën tani se ashtu do ngelen.Asigjo s’kanë për t’ju bo.Pa gjo kam për t’i lon.

  2. Do akoma shume dekada te nderrohet mentaliteti i njerezve.
    E djathta duhet te punesoj psikollog qe te bindi njerezit te votojne ndryshe.
    Familje te ardhur nga nje zone e myzeqese ketu te M .Shyri, shante dhe mallkonte gjith diten bashkine dhe te majtet nga qe zona s,ka uje. Diten e votimeve dolen gjith qef dhe me simbole te socialisteve per te votuar te majtet…pfffff

    1. I madh komenti i paradoksit..vetem se nuk esht paradoks por realiteti mese nje shekullor i këtij populli injorant, pa vetëdije dhe per rrjedhojë i mpirë dhe i friksuar.. Shpresoj tek big brother i radhës haaaa

  3. Mund të jetë edhe kështu, por ndoshta artikulli aludon një teori tjetër.
    A është ky një rast tipik i vjedhjes apo tjetërsimit të votës?

  4. Te gjithe duke share popullin etj etj Te gjithe komentuesit injorante e patetike “mezi presin” qe njerezit te votojne per “idealet”. Kudo ne bote askush nuk e ka bere, edhe vende me vetedije kulturore me te madhe. Ne nje vend te vogel ku dikush eshte zot e shkop, qe vendos demshperblimet e denimet, planet e ndertimit dhe ato administrative, politikat dhe ecurite ekonomike..ajo qe kane bere jerezit e Berxulles eshte mese logjike. Idiote jane komentee e atyre qe shajne ne te majte e ne te djathte popullin duke i “ardhur” keq qe nuk votuar Salen, e qe kane harruar qe pas tragjedise se Gerdecit, fshati votoi masivisht PD per demshperblimet. Quhet pragmatizem o njerez patetike, dhe shpreh zgjuarsi, jo prapambetje!

    1. Sipas teje ai qe qihet ne bythe per 5 Lek nuk quhet bythqir por njeri oportunist, pragmatist.
      Sipas teje prostitutat duhet ti quajme bisnesmene tashme.
      Ti me shoket e tu “pragmatist” vazhdoni ne kete rruge se ne te semes do perfundoni.
      Populli yne “trim dhe liridashes” ka shekuj qe eshte “pragmatist” prandaj kaluam 40 vite nje nga diktaturat me te tmerrshem qe ka njohur Bota, prandaj jemi te fundit ne rafon, etj…
      Sa per info, ne fleten e votimin nuk kishte vetem 3 mundesi, PS, PD dhe PSD, po kishte rreth 10 mundesi.
      Une me mire votoj Komunistat se Doshin.

  5. Nuk quhet pragmatizem por legenizem. Jemi popull i prapambetur, parahistorik, i pazhvilluar, i nenshteuar. Edhe historia e Gerdecit qe ti rikujton, edhe ajo e 45 viteve te komunizmit, edhe votimi i fundit vertetojne thenien e Fatos Nanos se ketij populli po ti q…. nenen te thote babe. Edhe ky pasardhesi i rilindur i Fatosit ne te njejten linje po vazhdon

  6. edhe une qe jame i djathte mendoja si i kan blere votat por qenkam gabuar fakti tregon se cfare njerezish ka shqiperia sa me teper ti shtypesh aq me teper te duan klb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *