• |
ide | kryesore

E RENDË/ Viktima e Kavajës po pinte kafe me babain kur u qëllua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gosa



Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën pasditen e kësaj të diele. Rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në ambientet e jashtme të një lokali, një person ende i paidentifikuar vrau me pistoletë 42-vjeçarin Arjan Gosa.

Ai ka qenë në shoqërinë e babait të tij të moshuar kur autori është afruar nga prapa dhe e ka qëlluar viktimën me një plumb në kokë. Gosa ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ka qenë mjaft prekëse për të moshuarin që pa djalin e tij të humbë jetën para syve. Por kjo nuk është tragjedia e vetme e kësaj familjeje.

Kjo pasi 2 muaj më parë, në 23 mars të këtij viti, në këtë qytet u vra vëllai i viktimës së sotme. Armand Gosa u qëllua në një konflikt me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë.

Uniko – U masakrua nga vëllezërit Gosa, babai i dy fëmijëve ndërroi jetë  disa muaj më vonë - YouTube

Pas një sherri për motive banale, Gosa qëlloi me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha ndërsa ky i fundit iu përgjigju duke qëlluar me një pistoletë që mbante me vete. Si pasojë e plagëve të marra, të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, ndërruan jetë në spital.

Kavajë, ezekutohet në lokal Arjan Gosa, i vranë edhe vëllain më 29 mars -  Vizion Plus
Armand Gosa

Pas marrjes së njoftimit të sotëm, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ato kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Autoritetet janë në mbledhjen e provave. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë të ngjarjes së rëndë. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Kurvat bolshevike bastarde te Stalinit dhe daje Spiros komentojne te lirshem neper portale…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *