• |
ide | kryesore

Nesta: “Kam luajtur kundër CR7 e Messi, por ajo që më bëri Fenomeni një mbrëmje ishte shokuese”

-Instant, Sport
Nesta



Alessandro Nesta ishte i ftuar në një episod të “Basement Café” ku tregoi disa histori të karrierës së tij. I pyetur se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ai nuk ka dyshime: Ronaldo Fenomeni.

Alessandro Nesta ka pasur një karrierë të gjatë të mbushur me trofe dhe është përballur me disa prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. I pyetur nëse Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave, ish-mbrojtësi i kuqezinjve është përgjigjur kategorikisht: “Jo për mua. Jam i afeksionuar pas brazilianit Ronaldo. Kam luajtur kundër të gjithëve. Messi dhe CR7 i arrita në moshën 38-vjeçare dhe tashmë isha gjysmë i mbaruar. Me ta mund ta luash disi. Me Ronaldon jo”.

Nesta kujtoi finalen e Kupës UEFA të luajtur në vitin 1998 mes Lazios së Eriksson dhe Inter të Simoni. Një nga momentet kyçe në karrierën e Fenomenit: “Ronaldon e gjeta në moshën 22-vjeçare në një mbrëmje në Paris në finalen e Kupës UEFA. Kurrë nuk kisha parë një lojtar si ai. E humba finalen, por dola i qetë. U ula në dhomën e zhveshjes dhe pyeta veten ‘Çfarë mund të kisha bërë më shumë?’. Mendova ‘nuk mund të bëja asgjë më të mirë’. Sepse përballë gjeta lojtarin më të fortë që kam parë ndonjëherë dhe aftësitë e mia nuk janë të mjaftueshme për ta ndaluar këtë djalë këtu”.

Ish-kampioni i Botës i vitit 2006 përfundon se nuk ka dyshime dhe e vendos brazilianin në vendin e parë: “Një forcë, një klas, një lojtar i mrekullueshëm. Me të tjerët e kam luajtur disi, ata janë të fortë, por mund ta luash. Me Ronaldon nuk e luan ndeshjen. Fenomen i jashtëzakonshëm, numri 1″.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *