• |
ide | kryesore

Policia: Ky është autori i vrasjes në Kavajë, 10 mijë euro shpërblim kush jep info

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kavajë habib



Policia e Shtetit njoftoi pak minuta më parë se ka identifikuar autorin e vrasjes së Arjan Gosës mbrëmjen kësaj të diele në Kavajë.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Arjan Gosa, i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *