• |
ide | kryesore

Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit

Arkiva, Kryesore, Lajme
votat e tom doshit



Nëse gjatë fushatës së 14 majit tema e “non grata-s” së Berishës zuri një hapsirë të konsiderueshme, surpriza e këtyre zgjedhjeve u bë PSD, partia e një “non grata-je” tjetër. Dhe ndërsa për sanksionin amerikan, që nxiti bojkotin e votuesve ndaj “Bashkë fitojmë”, tani komentojnë të gjithë, për suksesin mararamendës të Tom Doshit, nuk flet pothuajse askush.

LEXO ME TEJ:

Blendi Kajsiu: Tre mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale 

Por, mjafton vështrimi i shpejtë i shifrave të votës për këshillat bashkikakë, që ka bërë Lapsi.al, për ta thyer murin e heshtjes. Gjithësej shqiptarët i kanë dhënë afro 90 mijë vota dhe mbi 100 këshilltarë bashkiakë PSD-së.

Kështu në zgjedhjet e kryeqytetit, PSD e Tom Doshit renditet e katërta, direkt pas rithemelimit dhe PD me vulë. Një fakt kurioz përbën ky rezultat po të krahasohen 12796 votat e fituara në Tiranë, me ato të Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit dhe Nismës Thurrje të Endri Shabanit. Ndonëse këto dy parti bënë fushatë, shpalosën idetë e tyre, i shfaqën ato gjatë gjithë kohës me prezencë në media, PSD që nuk dukej askund mori vota pothuasje sa ato të dyja sëbashku. Sipas një analize të BIRN, PSD ka zënë vetëm 0.1% të hapsirës mediatike në emisionet e lajmeve të 18 televizioneve duke u shfaqur gjithëseh 19 minuta e 52 sekonda. 

Edhe më interesant është rezultati në bashkinë surprizë të këtyre zgjedhjeve, në Shkodër. Në këtë zonë ku njihet prej kohësh influenca personale e Doshit, PSD ka qenë vendimtare në fitoren e Benet Becit. PSD u rendit e treta me 22.9% duke u rivalizuar, aty aty me Berishën dhe duke lënë shumë më pas PD e vulës. Pra në kryeqendrën e veriut Doshi do të jetë forcë e tretë me plot 12 këshilltarë bashkiakë që mund të kondicionojnë nëse duan të gjithë vendimarjen e kryetarit rilindas.

Ndonëse nuk është përfolur shumë më i çuditshëm është rezultati në Lezhë. Aty PSD renditet forcë e dytë në këshillin bashkiak, duke marrë 4870 vota (14.2%). Diferenca e saj me PS-në është më pak se 3% dhe vetëm bashkimi i votave mes tyre ka sjellën zgjedhjen e Pjerin Ndreut kryetar.

Kulmi arrin në bashkitë e Malësisë së madhe dhe Vaut të Dejës. Mos e besoni po deshët por aty Tom Doshi është më i votuar se Rama, Berisha, apo Alibeaj. Partia e tij renditet e para. Në Malësi të madhe PSD ka marrë 3073 vota ndërsa në Vaun e dejës 4082 duke e renditur PS në të tretën.

Për të besuar tek favoret e Tom Doshit si lideri më popullor nuk kanë munguar të votojnë as pukianët. Në Pukë PSD ka gati dyfishin e votave të PS.

Ata që mendojnë se surprizat përfundojnë në veri do të mbeten të zhgënjyer. Kështu në hambarin e kuq të socialistëve, në Fier, falë delegimit të veçantë të lidershipit, PSD është renditur e treta pas dy të mëdhenjve, duke lënë pas edhe Alibeajn që e ka zonën e tij tradicionale këtë bashki. Tom Doshit i kanë besuar 4668 fierakë (9.2%).

Përjashtim nuk përbën as qyteti i luleve, Përmeti. Aty njerëzit e butë të këtij qyteti e kanë preferuar politikanin e fortë nga veriu përpara Berishës dhe PD-së së vulës. PSD ka marrë 535 vota (9%).

Pra PSD e Tom Doshit ka dalë e para në disa bashki duke kontrolluar palralmentet lokale të qyteteve, ajo ka pasur rol vendimtar në disa të tjera për zgjedhjen e kryebashkiakut dhe ka mposhtur partitë e reja me vizibiltet, program serioz dhe ide në kryeqytet. Kjo e shndërron automatikisht Tom Doshin si politikanin më influent në vend, pas Ramës dhe Berishës.

Andi Bushati: Zgjedhjet që fundosën fabulën me Non grata dhe pro amerikanë

Që të nesërmen e zgjedhjeve Lapsi.al e pati paralajmëruar (shiko linkun këtu lart) zbehejen e debatit fallco që imponon me pahir në studiot televizive një pjesë e vogël e kastës: atij midis pro amerikanëve dhe “non gratave”. Vota masive pro ish partisë historike të Skënder Gjinushit, e cila u rrit me 2.4 herë në raport me 2021, e ka mbyllur turpshëm këtë kapitull. Sepse zgjedhjet në Shqipëri kanë probleme krejt të ndryshme nga ato që servir propaganda e pushtetit.

©Lapsi.al



30 Comments

    1. Më kujtohet rakipllari, ai me syze e shau toma nga robt , i shkreti dridhej nga frika as somol balla nuk e qetësonte dot.

      Sigurisht një pasqyrë e vizionit qytetar dhe socialdemokrat të tom doshit!

      Toma është vrasës , kriminel që vendin e ka në burg me mark frrokun e zani çaushin.

      Zgjedhje të lira e të ndershme, plot program e vizion vrasësish e bandash.
      Me siguri fajin e ka saliu nongrata pa vizë amerikane se ska shpjegim tjetër

      Është vizion tronditës ky i tomës mahnitës të magjeps. Mrekullia vete!

      Shqiptarët janë lindur me këmishë që kanë lider ramën doshin frrokun veliaj qifen bushin ndokën prengën rrahman rrajën, niçen , ter kokën etj etj burra të dheut të arbrit!

      Një përshëndetje shkon për donald lu peshkatarin dhe yuri kim pornostaren!

      1. Jemi bere si fiset Zulu qe e thoshte i ndjeri Faik Konica.Ndryshimi eshte se ne kemi nje lecke per te mbuluar organet gjenetale ndersa ata mbanin nje gjethe ( ndoshta dhe ata kane perparuar e nuk kemi ndonje ndryshim at all

      2. Shit niseshte per ilace , mos paguaj taksat, ilace te skaduara dheja ku doli leku per blerje votash. Popull fukara truri zero protein, te manget . Cubat bejne ligjin. Cuba koti se as cuba nuk jane! Jemi rrace e shpifur

        1. Me niseshte e ilace mos i ke bere parate ti vella. Toma merret me pune te tjera. Thone qe vetem per ata qe solli me 21 Janar dhe sulmuan kryeministrine harxhoi nja 3 milione Euro. Ato sigurisht qe i ka marre mbrapsht me gjithe intetesa. Por dale se s’keni pare gje skoma

          1. Meritat per ardhjen ne pushtet de mavive i kane ata 300 petritat e Tomes…

      3. I paemer 15:25: Xhaxhi i Ire i mori bujqit e te pasurve nga tokat dhe i beri oficere e ministra. Ky e ka kapur sipas modelit sorrasian me kriminelet qe shesin droge dhe mish. Isha tek aluzni para disa ditesh, dhe tipi DREJTOR qe kisha perballe, ai i cili lexon ligj per te me analizuar te drejtat e prones, ishte nje lloj laci me zinxhire ari ne qafe, ore te madhe ari ne kyç te dores, unaza ari rreth gishtave, dhe nje goxha smartphone.
        Kishte mbi 20 vite pa pare lac te tille. Ai ulej para meje duke me treguar te drejtat. I mungonte veç nje pistolete para, dhe do isha kenaqur vertete nga absurdi qe me shpalosej para syve

    2. Ta gezoj departamenti i shtetit dhe ambasada USA non graden e rradhes
      Bleu me paret e krimit dhe kontrabandes Tom Doshi shqipetaret dhe tani bashkeqeveris ne bashki me Ramen
      Teoria e Blinkenit te paafte e te korruptuar bie poshte

  1. Ne mbyllje artikullshkruesi e shpreh shume qarte djallezine e ketij pushteti ne sulmet tendencioze te qellimeshme qe ibehej foltores, e qe e realizoi ne mase me organe drejtesie pa drejtesi.Persa i perket oligarkut hajdut Tom Doshi, kushdo shqiptar para se do votonte, apo qe e ka votuar, cfare ka pare e degjuar nga programi i kesaj partie nga goja apo propaganda partiake. Ne cilin shesh, apo studio Tv degjuat planet e programet e kesaj partie te blere nga kulishiGjinushi. Pra, me heshtje, nen rrogoz, me blerie e falsitet partik, ky piranja na behet kryesues mes partive kryesore. As eshte pare e degjuar qe nje parti gjumi kenete te kete dale si tape ne keto zgjedhje te degjeneruara. Mbase edhe votuesit kuturru votojne, si ajo barsaleta,,,,,Per inate te sime vjehrre, flej me koxmshiun, pra, paskemi edhe keshtu. Suksesi To.it me siguri tanime do shihet edhe me bizneset e tij, Paraja shpon detin, e jo me mendjen e njerezve.

    1. Ka goxha bagazh Tom Doshi. Tek fjala e tretë të qi robt po sbëre siç thotë ai. Është vizionar si Rama!

      1. Të pretendosh që Doshi është social demokrat është sikur Rama është socialist!!!Të dy janë e kundërta e asaj që është realisht. Mafiozë që rrethohen nga mafiozë e që në mënyrë mafioze në çdo zgjedhje fitojnë.Musine Kokalari e Pjetër Arbnori janë tepër “krenar” për një trashëgimtar të tillë.

  2. Interesant nuk po shoh ketu komentet e patronazhisteve t’i bejn elozhe kesaj figure te denje per aleat te rames…

    1. Toma mos haroni se do i kethehet dhe Rames dhe Rama e di prandaj e nxorri nongrata por do ja nderseje Velia dhe atje Ps Rilindja do veje zero

      1. patronazhistet nuk flasin per tom doshin e kane te ndaluar!
        Eshte nje gje qe dihet por sflitet.

        Teme e ndaluar

        sepse po u fol i bie qe e paranojne qe kan ardh me votat t tomes dhe udherrefyesi i tyre eshte qe rama fitoi me tallava. per ti hedhur hi syve aq sa munden nje shtrese ne shqiperi qe jane aq te lodhur e te derrmuar qe hallet nuk e lejne te ngrejne koke por qe u ka mbet ora tek partia socialiste per nje apo me shume arsye,

        nejse ministria e srames dje po festonte me tomen ne shkoder, tani nuk e kuptoj pse dy festa nje tur i rames dhe nje tur i doshit qe te qi robt

        1. e di qe i ke rene pikes….dolen patronazhistet me ne fund e perseri nuk folen per Tomen qe ishte tema hahaha

  3. Mire i treti por po e late Kodoshin akoma te livadhise do shikoni qe ky do dale i dyti dhe mos u çudisni se ndoshta me me shume leke del edhe i pari .

  4. Vetem ne Albanistan nodh qe nje Parti pa program, pa struktura dhe pa anetaresi del e 3 votime. Besoj eshte rast umik ne bote dhe ka nevoje per studim .

    1. jo me lale ca studimi, ke degju per luften e opiumit mes britanikeve dhe kinezeve?

      e ka thon njoni me lart, vjen nga lart ky muhabet globalistet pasanike, shtyjne axhendat e tyre, dhe perdorin bandat qe te shesin me zor droge dhe mish-mishi eshte pidhi ose femrat .

      banditoridhjersat e rames shkojne edhe me trans se ua kan shty mutin ne bythe ne burgje kshu qe se kan problem

  5. Kushdo në Himarë është i lirë të thonë që është grek, por nuk mund të thonë se janë në tokë greke. Ata janë greqishtfolës, le të flasin cilën gjuhë të duan. Le të vejë dhe Saliu me Liken të kërcejnë vallen e Spiros për inat të Edvinit. Por toka e Himarës, viset, bregu e malet e saj, janë shqiptare.

    Drejtësia shqiptare që e ka sot pas hekurave Fredin duhet t’u rrijë larg emocioneve, intrigave, shantazheve dhe hesapeve politike. Trimat e dhjere ne breke te salihut bejne te fortin ne fcb e portalet e zenit,kur vjen puna per ta mbrojtur voten shkojne e fshihen pas Gaxhoit,te gjithe ju shpellkare bodrumesh tregojeni veten ne shesh burrash jo neper bodrumet e shqupit

  6. Tom katundari, qife kari e te gjithe keta injorantet qe mbahen me te madhe ta di i o popull se i mban rama moterqiri. Po ka hoqe tomes dhe qifes tenderat, postet ne administrate dhe perfitimwt nga malavita keta moterqira as grate nuk i fusin ne shtepi.

    1. Greqia dhe Shqipëria, 2 fitore ‘identike’ dhe dy sjellje opozitare të kundërta! Tsipras uroi kundërshtarin, Berisha-Meta akuza për krim dhe vjedhje

  7. Si nuk ju shkerdhym fare… t’ju kishim cuar ne vend te trete ne Shkoder juve Foltoristet Pederastiste te Berish Pedes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *